Një sipërmarrës shqiptar, president i skuadrës arbëreshe ‘San Giorgio Piana’ - Business Magazine Albania

Një sipërmarrës shqiptar, president i skuadrës arbëreshe ‘San Giorgio Piana’

Një sipërmarrës shqiptar, që prej katër vjetësh drejton si president skuadrën e Piana degli Albanesi, qytet i banuar nga një komunitet arbëresh në Siçili. 40-vjeçari Evis Troka, ka mbërritur që prej dy dekadash në Itali dhe aktualisht,, bashkë me familjarët e tij merret me biznesin e mobilimit, si dhe përpunimin e kuarcit dhe gres porcelanatit.

Biznesmeni nga Kuçova ndjehet i lumtur për rezultatet e skuadrës “San Giorgio Piana” që ai drejton, dhe që sipas tij është pjesa kryesore e grupit të ekipeve në grupmoshat nga nga U-13 deri në U-19 vjeç.

“Sapo kemi fituar kampionatin përkates të kategorisë Promovuese, duke u ngjitur në Eccellenza (kategoria e fundit diletante) – tha Evis Troka.

Skuadra e komunitetit ka në gjirin e saj jo vetëm arbëreshë, por edhe djem të zonave përreth.

Piana degli Albanesi është një komunë me rreth 5.500 banorë, të cilën vendasit e quajnë Hora Arbëreshe, si pikë  referimi për të gjithë arbëreshët e Siçilisë..

Më pas Troka flet për skuadrën dhe motivet që e shtyjnë në këtë sipërmarrje sportive: “Ngjyrat e bluzës “San Giorgio Piana” janë kuq e zi, dhe stema e skuadrës nuk mund të mos ishte shqiponja me dy krerë, qe mbajmë në gjoks si mirënjohës të prejardhjes së arbëreshëve”. 

Sipas djaloshit nga Kuçova “Ngjyrat kuq e zi dhe shqiponja me dy krerë që mbajmë në gjoks mbeten motivi për të cilin investoj tek kjo skuadër, sepse mbi të gjitha unë jam shqiptar”.

lexo: Bëhuni pjesë e trajnimit: “Karakteri, Fuqia e Suksesit”

Evisi nuk i fsheh synimet e tij për ekipin e arbëreshëve që drejton.

Objektivi personal është që të çoj sa më lart ngjyrat kuq e zi, dhe pse jo në të ardhmen, me ndihmën dhe afrimin e biznesmenëve, patriotëve dhe të apasionuarit e futbollit, të jemi skuadra e vetme shqiptare që militon në futbollin profesionist Italian – shprehet presidenti i San Giorgio Piana.

Ai është i lumtur për rezultatet e futbollistëve shqiptarë në Itali.

Jam krenar pasi në të ardhmen do të kemi një ekip kombëtar pjesëmarrës dhe kompetitive, edhe në kampionatet e kontinentit apo në atë botëror – tha Evisi.

“Jam shumë optimist dhe i kënaqur me punën dhe ecurinë e kombëtares sonë – shprehet Evis Troka. Shoh shumë cilësi dhe rivalitet në grup, çka rrit konkurrencën dhe nivelin e skuadrës tonë kombëtare”.  https:/shqiptarja

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0