Sondazhi: 75% e punonjësve kanë pasur një histori dashurie në punë - Business Magazine Albania

Sondazhi: 75% e punonjësve kanë pasur një histori dashurie në punë

Sipas një sondazhi të kryer nga LiveCareer te 1.100 punonjës, tre persona në katër kanë pasur një marrëdhënie sentimentale me dikë me të cilin punojnë. “Në përgjithësi nuk është një ide e mirë – thotë Brandon Smith, ekspert karriere, i njohur si Workplace Therapist (Terapist në vendin e punës). Por dëshira është e kuptueshme”.

“Nëse njerëzit kanë vështirësi të gjejnë të tjerë persona me interesa të ngjashme, eh, po, puna është një vend ku mund t’i gjeni” – thotë ai. Edhe pse pjesa më e madhe e njerëzve janë të vetëdijshëm për gjithë mënyrat se si mund të marrë fund një histori dashurie në vendin e punës, shumica i pranon. 76% e të intervistuarve tha se nuk ka asgjë të keqe të dalësh me një koleg, kurse 71% deklaroi se nuk ka asgjë të keqe të dalësh me një drejtues.

75% e njerëzve thotë se historitë e dashurisë në vendin e punës shkaktojnë favorizime

Historitë e dashurisë në vendin e punës janë të ndërlikuara – 67% e të intervistuarve deklaroi se njeh një koleg i cili ka tradhtuar partneren e tij me një kolege. Edhe pse asnjë nga të dyja palët nuk ka një marrëdhënie serioze, takimet me një koleg mund të krijojnë tensione.

“Njerëzit nuk qëndrojnë në një punë përgjithmonë – thotë Smith. – Njerëzit ngrihen në detyrë. Por çfarë ndodh nëse njëri promovohet e tjetri jo? Çfarë ndodh te një çift? Po nëse dikush ngrihet në detyrë nëse del me drejtuesin e tij? Kjo e bën tablonë më pak të qartë”.

Pjesa më e madhe e njerëzve është në gjendje t’i parashikojë këto probleme. Në fakt, 75% e të intervistuarve deklaroi se historitë e dashurisë në punë shkaktojnë favorizime, kurse 74%, humbje në produktivitet. Atëherë, pse pjesa më e madhe e punonjësve nuk sheh asnjë problem kur del në takim me një drejtues apo koleg?

Një arsye mund të jetë optimizmi në gjetjen e një partneri për një kohë të gjatë. Në fund të fundit, 73% e punonjësve thonë se njohin dikë që e ka takuar bashkëshortin/en në vendin e punës.

Këshilla se si të veproni nëse nisni një histori dashurie në zyrë

Nëse synoni të filloni një histori dashurie në pune, duhet të bëni kujdes, si në zyrë edhe jashtë saj.
Smith këshillon:

1- Mbajeni marrëdhënien tuaj jashtë zyrës. Nëse jeni pjesë e të njëjtit departament, kjo është veçanërisht e rëndësishme. “Gjeni mënyrat për të mbajtur distancë nga kolegu juaj” – thotë Smith.

“Ju duhet me të vërtetë të hartoni një plan të qartë se si të jeni jashtëzakonisht profesionistë në punë.”

2- Flisni për ndarjen. Sigurisht, përpiquni të flisni të paktën për atë çfarë mund të ndodhë në të ardhmen, nëse gjërat nuk funksionojnë. “Nuk është diçka emocionuese, por ndërlikimet në anën tjetër janë më të këqija”, – thotë ai. CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0