Social Impact Award, një komunitet për inovatorët e rinj socialë që transformojnë qëllimin në veprim - Business Magazine Albania

Social Impact Award, një komunitet për inovatorët e rinj socialë që transformojnë qëllimin në veprim


Ne iu mbështësim në krijimin e sipërmarrjeve sociale, të cilat u japin një zgjidhje çështjeve më sfiduese të kohës sonë. Ne luajmë, ekperimentojmë, kemi ëndrra të mëdha, ne punojmë fort. Ne jemi 100% qënie humane dhe pa dyshim bashkëpunues. Këtë e realizojmë duke bërë evente dhe duke organizuar worshkop-e në mënyrë që të rrisim ndërgjegjësimin për sipërmarrjen sociale, duke mësuar aftësitë e nevojshme për të drejtuar të gjithë ata që kanë qëllime të paqarta për sipërmarrjet premtuese, duke siguruar qasje në rrjet dhe duke promovuar ekipet më të mira me “Social Impact Award“.  

Qëllimi i Social Impact Award

Edukimi
Mbështet pjesëmarrësit për të zhvilluar koncepte të reja të sipërmarrjes sociale.

Në vitin 2016, ne drejtuam 182 workshop-e për 4.600+ pjesëmarrësit në 58 qytete në 10 vende. Në vitin 2017, vende të reja u bashkuan me programin dhe u zgjerua më tej shtrirja e seminareve tona.

Ndërgjegjësimi

Ndihmon në zhvillimin e aftësive sipërmarrëse nëpërmjet frymëzimit dhe ekspozimit ndaj fushave të ndryshme.

Në vitin 2016, 500 ekipe studentore zhvilluan dhe rritën ide të reja të biznesit social. Anketa jonë e fundit tregoi se 60% e projekteve të paraqitura janë zbatuar dhe 35% po gjenerojnë të ardhura.

Komuniteti

Lidh pjesëmarrësit me një komunitet ndërkombëtar të sipërmarrësve, kolegëve dhe ekspertëve.

Juritë eksperte të çdo vendi vlerësojnë idetë dhe japin feedback për të gjitha projektet e paraqitura. Për më tepër me anë të votimit të komunitetit, në vitin 2016 më shumë se 17.000 vota individuale janë dhënë për 103 finalistët e inkubacionit nga 10 vende.

Suporti

Mbështet ekipet më të mira me kapital financiar dhe mbështetje aktive gjatë vitit.

Në vitin 2017, ne do të nxjerrim rreth 150 sipërmarrje me ndikimin më premtues social dhe do kurorëzojmë me çmime më shumë se 50 prej tyre me “Çmimin e Ndikimit Social (Social Impact Award)” së bashku me financimin e më shumë se 100.000 euro në total.

BESIMET TONA THEMELORE DHE TEORIA E NDRYSHIMEVE

Ne besojmë në potencialin e studentëve për të bërë një ndryshim. Ne ndërtojmë në supozimin dhe përvojën që shumica e studentëve dëshirojnë të kenë një ndikim pozitiv në shoqëri, të cilët e kanë talentin dhe energjinë për ta bërë këtë.

Ne besojmë në procesin e sipërmarrjes si një ideal që studentët të japin potencialin e tyre. Rruga e zhvillimit të një sipërmarrjeje sociale ndihmon studentët lidhur me aspiratat e tyre për një shoqëri më të mirë dhe talentin e tyre krijues. Ajo i fton ata të marrin një rol aktiv si qytetarë, të jenë në kontakt me realitetin dhe të bashkëpunojnë për të artikuluar dhe provuar zgjidhje të realizueshme për sfidat shoqërore. Bashkimi me këtë proces në një mjedis mbështetës u ofron studentëve një përvojë të të mësuarit potencialisht transformues: në mjete, koncepte dhe praktikën e sipërmarrjes sociale, në punën në grup dhe më e rëndësishmja në aftësinë e tyre për të krijuar ndikim pozitiv.

Ne besojmë se kjo eksperiencë është e vlefshme për studentët dhe shoqërinë, pavarësisht nëse studentët zgjedhin të aplikojnë mësimin e tyre si sipërmarrës socialë, në organizata publike, private apo forma të tjera të angazhimit qytetar gjatë kursit apo pas “Social Impact Award”. Prandaj, ne kemi për qëllim rritjen e numrit dhe përgatitjen e studentëve që përdorin talentin e tyre për krijimin e impaktit.

Me mbi 20 milionë studentë vetëm në BE, ne shohim një potencial të madh për edukimin dhe mbështetjen e brezit të ardhshëm të sipërmarrësve socialë në Europë. Aktualisht, vetëm një përqindje e paktë e këtyre studentëve lidhen me temat e sipërmarrjes sociale gjatë edukimit të tyre formal dhe akoma më pak marrin mbështetje në ndërtimin e sipërmarrjeve sociale. Ne besojmë se Social Impact Award mban premtimin për të arritur shumë më tepër nga këta studentë dhe për t’i ndihmuar ata të nxjerrin në pah talentin e tyre të sipërmarrjes sociale.

Parimet e Social Impact Award

Së pari të mësosh, pastaj të fitosh

Slogani “të gjithë janë një fitues” definitivisht vlen për Social Impact Award. Çmimet normale gjenerojnë disa fitues dhe shumë humbës. Ndërsa përdorim arkitekturën e një vendimi me avantazhet e shumta të saj ne përpiqemi që të jemi “anti-çmim” dhe të ndajmë vëmendjen tonë te më shumë pjesëmarrës dhe jo tek ata pak fitues. Prioriteti më i lartë i SIA është programi arsimor dhe përvoja sipërmarrëse e pjesëmarrësve. Edhe pse disa marrin mbështetje dhe para në fund (dhe mund të bëhen një frymëzim për pjesëmarrësit vitet e ardhshme), të gjithë kanë akses në programin e plotë dhe ofertat e SIA duke patur mundësinë e përjetimit të sipërmarrjes sociale për veten e tyre.

Ftesë e hapur

Social Impact Award nuk dëshiron të imponojë studentët të bëhen sipërmarrës social. Në vend të kësaj, ne duam të ofrojmë një ambient miqësor, mbështetës në mënyrë që të mësohet se çfarë është sipërmarrja sociale dhe ta provojnë atë. Nëse studentët e pëlqejnë dhe e vënë në praktikë atë që kanë mësuar për sipërmarrjen sociale atëherë është një mrekulli. Nëse jo, ata mund të takohen dhe të bëhen përkrahësit e sipërmarrjeve të tjera sociale në të ardhmen.

E lejuar për të gjithë

Ne përpiqemi të reduktojmë të gjitha barrierat që na mbajnë larg nga pjesëmarrja: mungesën e informacionit, barrierat disiplinore dhe gjuhësore, kufizimet gjeografike, paragjykimet dhe shumë të tjera. Ne zhvillojmë workshop-e në të gjitha qytetet përkatëse të studentëve dhe jo vetëm në kryeqytete, duke ofruar formatet dhe faqet e internetit në gjuhën e vendit, duke shmangur zhargonin e biznesit aty ku është e mundur, duke iu përgjigjur shpejt të gjitha kërkesave dhe më e rëndësishmja, ne përhapim informacionin tonë të gjerë në mesin e studentëve të të gjitha disiplinave dhe lokacioneve gjeografike.

Në shumicën e vendeve ne jemi të parët dhe në disa, e vetmja pikë kontakti e sipërmarrjes sociale për studentët.

Transparencë dhe kulturë feedback-u

Feedback-u është gjaku i të mësuarit. Për këtë arsye ne kemi vënë theksin në atë që quhet feedback “një në një” në workshop-et tona, në bisedat me pjesëmarrësit dhe kur shqyrtojmë aplikimet e projektit.

Çdo paraqitje projekti merr një feedback me shkrim të përshtatur për projektin e tij / saj në mënyrë që t’i ndihmojmë ata të ecin përpara.

Përgjegjësia

Ne i gjykojmë vetë veprimet tona në të njëjtat parime si gjykojmë paraqitjen e studentëve tanë:

1. Inovacioni: A po arrijmë ata studentë, të cilët kanë akses të kufizuar apo nuk kanë aspak cilësi edukimi për sipërmarrjen sociale?
2. Ndikimi: A jemi duke krijuar një ndikim për mundësi dhe zhvillim për ta dhe sipërmarrjet e tyre?
3. Fizibiliteti: A jemi duke përvetësuar burimet financiare, intelektuale dhe sociale të nevojshme për të drejtuar SIA në mënyrë të qëndrueshme?

burimi: SocialImpactAward

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0