Seria e trajnimeve: “Zgjidhje të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit për Gratë Sipërmarrëse” - Business Magazine Albania

Seria e trajnimeve: “Zgjidhje të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit për Gratë Sipërmarrëse”


BERZH organizon në datat 4-5 dhe 11-12 Dhjetor 2018 në Tiranë trajnimin me temë: “Zgjidhje të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit për Gratë Sipërmarrëse”, në ambientet e Hotel Opera, Tiranë.

Të krijosh një biznes të suksesshëm është shumë më shumë se të kesh një ide të mirë ose talent të dalluar. Bizneset më të suksesshme sjellin vazhdimisht risi dhe zhvillohen. Në kohën e sotme, ku ndryshimi është konstantja më e pandryshueshme, aftësitë drejtuese janë të domosdoshme për ta çuar këtë ndryshim përpara. Në këtë kontekst, ky trajnim do t’ju ndihmojë të kuptoni mundësitë që ju ofron Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) në rritjen e efektivitetit të biznesit tuaj dhe të zbatoni mjetet e duhura për të udhëhequr biznesin tuaj drejt rritjes. Përgjatë katër ditëve të trajnimit ju do të aftësoheni për të:

  • identifikuar mundësitë që TIK ofron për biznesin tuaj
  • përgatitur mjedisin dhe kompaninë tuaj për zgjidhjet që ofron TIK
  • zgjedhur programet/aplikacionet më të përshtatshme për biznesin tuaj
  • menaxhuar ndryshimin që sjell TIK

Përmbajtja e trajnimit është krijuar posaçërisht për gratë në biznes. Shtrirja e tij në dy periudha të ndryshme do t’ju japë mundësinë të zbatoni disa nga aftësitë e marra në pjesën e parë dhe njëkohësisht, të reflektoni mbi zgjidhjet që TIK ju mundëson në biznesin tuaj. Gjithashtu, pjesa e dytë e trajnimit do t’ju ofrojë mënyrat e duhura për të zgjedhur programet apo aplikacionet e duhura për biznesin tuaj dhe si të menaxhoni ndryshimet që këto zgjidhje ju ofrojnë për ta çuar biznesin tuaj në nivelin tjetër.

Trajnimi është i bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare dhe në ekspertizën e trajnuesve. Ai i dedikohet grave që duan të zhvillojnë aftësitë sipërmarrëse dhe udhëheqëse, dhe të njihen me metoda inovative për ta shtyrë biznesin përpara. Trajnimi do të jetë interaktiv dhe do të përfshijë përvoja praktike nga zgjidhje të TIK që kompani të ndryshme në Shqipëri e në mbarë botën kanë bërë duke rritur në këtë mënyrë efektivitetin dhe fitimet e tyre.

Trajnuesit Julian Demeti dhe Elsa Denaj sjellin njohuritë e duhura praktike e teorike të zbatimit të zgjidhjeve të TIK në biznesin tuaj, me përvojë të gjatë në këtë fushë nëpërmjet teknikave bashkëkohore e shembujve konkretë për përcjelljen e dijes tek pjesëmarrësit dhe zbatimin e saj në praktikë.

Gjithashtu, gjatë këtij trajnimi do të keni mundësinë të dëgjoni experienca dhe këshilla prej të ftuarve nga institucionet financiare, si edhe të diskutoni potencialin e biznesit tuaj me investitor lokal.

Trajnimi do të mbahet në gjuhën shqipe. Pagesa për të 4 ditët e trajnimit është 100 euro falë kontributit të donatorëve. Çmimi përfshin materialet e trajnimit, ushqimin dhe pijet etj.

Për më shumë informacion rreth aplikimit dhe programit të trajnimit klikoni në linkun: Zgjidhje të TIK për Gratë Sipërmarrëse

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0