Zgjidhje të TIK për Gratë Sipërmarrëse - Business Magazine Albania

Zgjidhje të TIK për Gratë Sipërmarrëse


TIKBERZH organizon në Tiranë në datat 4-5 dhe 11-12 Dhjetor 2018 trajnimin me temë: “Zgjidhje të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit për Gratë Sipërmarrëse”, në ambientet e Hotel Opera, Tiranë.

Qëllimi i këtij trajnimi është të aftësojë drejtueset e bizneseve të kuptojnë mundësitë që ju ofron Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) në rritjen e efektivitetit të biznesit të tyre dhe të zbatojnë programet dhe aplikacionet e duhura për të udhëhequr biznesin drejt rritjes. Këto objektiva do të arrihen nëpërmjet moduleve që do të trajtohen gjatë 4 ditëve të trajnimit:

  • Çfarë mund të bëjë TIK për ju?
  • A jeni gati për zgjdhjet që ofron TIK?
  • Si të zgjidhni programet dhe aplikacionet e duhura për biznesin tuaj?
  • Si të menaxhoni ndryshimin që sjell TIK?

Përmbajtja e trajnimit është krijuar posaçërisht për gratë në biznes. Shtrirja e tij në dy periudha të ndryshme do t’ju japë mundësinë të zbatoni disa nga aftësitë e marra në pjesën e parë dhe njëkohësisht, të reflektoni mbi mënyrën e menaxhimit të financave të biznesit tuaj. Gjithashtu, pjesa e dytë e trajnimit do t’ju ofrojë teknikat e duhura për të aplikuar në institucionin e duhur financiar për të marrë financimin që do ta kalojë biznesin tuaj në nivelin tjetër. Trajnuesit Julian Demeti dhe Elsa Denaj sjellin kombinimin e ekspertizës shumë-vjeçare në krijim dhe zbatimin e programeve dhe aplikacioneve TIK për bizneset dhe teknikat e duhura për përcjelljen e dijes tek pjesëmarrësit dhe zbatimin e saj në praktikë.

Ju rikujtojmë se që të mund të merrni pjesë në këtë trajnim duhet të jeni përfaqësuese e një kompanie, e cila ka administratore Grua (ose person fizik Grua) dhe së bashku me aplikimin duhet të dërgoni një kopje të QKR së kompanisë.

Afati i fundit i aplikimit është data 30 Nëntor 2018 dhe vendet janë të limituara.

Pagesa për pjesëmarrjen në trajnim kushton 100 Euro.

Për të aplikuar shkarkoni: Formular aplikimi – Zgjidhje të TIK për Gratë Sipërmarrëse

Programin e trajnimin e gjeni në: Programi i trajnimit – Zgjidhje të TIK për Gratë Sipërmarrëse

Gjithashtu ju rikujtojmë edhe për plotësimin e Business Lens si nje element i rëndësishëm i programit për Gratë në Biznes: https://tinyurl.com/yaxskq43

Për më shumë inforamcion kontaktoni në allae@ebrd.com ose në numrat e telefonit +355 69 20 66230 / 04 2259 439.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0