Ndikimi i digjitalizimit në tregun e punës - Business Magazine Albania

Ndikimi i digjitalizimit në tregun e punës

Me zhvillimit teknologjik dhe digjital ndarja e informacionit në kohë reale dhe aktuale ka mundësuar uljen e kostove në mënyrë të ndjeshme dhe rritjen e përfitimeve të ardhura nga bashkëveprimi. Teknologjia ka avancuar në drejtim të prodhimit të robotëve të pavarur, makinave autonome të sinkronizuara nëpërmjet një sistemi qendror, informacioni satelitor për rrugët, motin, mediat audiovizive, inteligjencës artificiale etj.

Gjithnjë e më shumë shërbimet publike dhe private po digjitalizohen duke rritur jo vetëm informimin e lehtë dhe të shpejtë, por në të njëjtën kohë duke ulur ndjeshëm kostot monetare dhe ato burokratike. Karakteristikat e ndryshimeve lidhur me digjitalizimin janë shpejtësia dhe saktësia e lartë, koordinimi në një rrjet gjithnjë në zgjerim, rritja e prodhimit dhe ulja e kostove, transformimi i disa shërbimeve ekzistues dhe dalja e shërbimeve të reja dhe mbi të gjitha, për një gamë në rritje shërbimesh po rritet konkurrenca e tregut të punës në nivel global.

Në revolucionin e digjitalizimit gjithashtu tregu i punës ka pësuar ndryshime dhe transformime të mëdha. Shumë punë, profesione dhe zanate tradicionale si rrjedhojë e ndryshimeve teknologjike dhe infrastrukturore ose janë zhdukur ose kërkojnë aftësi dhe specializime specifike dhe përditësim ne kohe reale nga punonjësit për ti realizuar profesionalisht ato duke ju përgjigjur profesionalisht sfidave të kohës.

Tanimë shumë të rinj po fillojnë që në moshë të hershme të përqafojnë teknologjinë duke përparuar dhe thelluar aftësitë dhe njohuritë në të për të zhvilluar veten dhe talentin që kanë duke punuar si freelancer ose si të vetëpunësuar, si në platformat ndërkombëtare online të punes ashtu dhe komercializuar kompetencat duke ofruar shërbime dhe konsulenca industrive dhe kompanive brenda vendit për automatizimin dhe digjitalizimin e proceseve  duke i  paraprirë kështu dinamikave të ndryshimit.

Ndikimi i digjitalizimit ne tregun e punes eshte shume i vlefshem dhe I rendesishem dhe ka ndikuar pozitivisht ne plan te pergjithshmem me teper ne mundesite alternative per pune dhe ne favor te modernizimit te sherbimeve dhe prodhimit.

Digjitalizimi eshte i duhuri per kohen por duhet te perdoret si mjet per te rritur eficencen, performancen, produktivitetin dhe rezultatet ne pune ne raport me sistemet dhe proceset e meparshme por eshte shume i kufizuar dhe jemi heret te flasim per barazim te digjitalizimit me profesionin tone. Digjitalizimi eshte per shume profesione “makina luksoze” por ende kultura dhe popullata ka aftesi te uleta digjitale qe ti pergjigjet aq sa duhet digjitalizimit pasi mungojne “shoferet e zote per ta drejtuar makinen”.

Digjitalizimi ka ndryshuar rutinen e te punuarit dhe ka lehtesuar ne maksimum mundesine e te punuarit ne distance dhe ne menyre hibride duke I ofruar punonjesve dhe punemarresve komoditetin e te punuarit nga shtepia. Pavaresisht te gjithave ndryshimet digjitale te menjehereshme ne shoqeri te papergatitura per keto ndryshime krijon padashur edhe perceptime paragjykime dhe keqkuptime dhe abuzim me mundesite qe ofron digjitalizimi si rritja e mundesise per te shqetesuar te tjeret, cenimi dhe vjedhja e te dhenave personale, bullizmi, etj. Digjitalizimi shpesh para shume te mirash ka dhe efekte negative duke patur nje rol dhe impakt te larte ne ndikimin negative ne shendetin e syve nga qendrimi per nje kohe te gjate para smartfone dhe kompjuterit apo edhe shqetesime te tjera me te komplikuara si stresi dhe depresioni, semundjet e zemres, jeta sedentare,varesia etj.

Menaxhimi i perdorimit te mjeteve digjitale ne pune behet jo vetem nje sfide me vete qe shume punonjes perballen ne ne te gjithe boten por edhe nje element I cili kerkon menaxhim personal nga gjithesecili ne perputhje me natyren e punes qe ka dhe ruajtjen duke e menaxhuar me kujdes aksesin me teknologjine pa cenuar rregullat e punes dhe rezultatet ne te. Nje tjeter efekt qe stimulon digjitalizimi eshte edhe dembelizmi, plagjatura dhe kopjimi pasi shpesh interneti eshte zgjidhja per disa e te gjitha puneve duke piratuar programe, vjedhur shkrime duke cenuar pronesine intelektuale, kompjuat materiale origjinale dhe me autoresi pa cituar burimin, dhe keto hapa jane zgjidhje te kollajta dhe me pak kosto qe disa fale teknologjise, internetit dhe digjitalizimit priret ti bejne.

Si perfundim, digjitalizimi dhe modernizimi kane nje ndikim shume pozitiv ne tregun e punes por pertej profesionit dhe digjitalizimit kerkohet menaxhim dhe kujdes specifik per ti vjele zhvillimit digjital vetem te mirat, facilitetet dhe shmangur abuzimet me te apo perdorimin pertej normave per te rrezikuar varesi. Ne kete prizem, rritja dhe zhvillimi i aftesive personale dhe sociale per tu diferencuar nga tjetersimi lidhur me digjitalizimin dhe robotizimin dhe perditesimi i njohurive dhe aftesive digjitale per te qene konkurues sipas profesionit, punes dhe zanatit qe ke perbejne formulen e duhur per sukses dhe karriere ne kohen e digjitalizimit dhe inteligjences artificial.

Nga ERION MUÇA Pedagog, Ekspert Karriere dhe Punësimi

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0