Rory Sutherland, zëvendës presidenti i Ogilvy & Mather UK është folësi kryesor i Spark.me 2017 - Business Magazine Albania

Rory Sutherland, zëvendës presidenti i Ogilvy & Mather UK është folësi kryesor i Spark.me 2017


Ekipi organizues i Spark.me, një nga konferencat më të rëndësishme të internetit dhe biznesit në Europën Juglindore, e cila është caktuar në muajin Maj në datat 29-30, në qytetin bregdetar të Budvës, Mali i Zi ka njoftuar folësin e parë kryesor të Spark.me 2017 – Rory Sutherland, zëvendës presidenti i Ogilvy & Mather UK, një agjenci globale marketingu dhe reklamimi, me bazë në Londër.

Rory iu bashkua Ogilvy në vitin 1988 si një praktikant i diplomuar. Ai kaloi 20 vite duke punuar si një copywriter dhe drejtor kreativ para bashkë-themelimit të #ogilvychange, i specializuar për praktikat e sjelljeve në ekonomi brenda grupit Ogilvy. Përveç se shërbeu si një zëvendës-kryetar për një nga agjencitë më të mëdha të marketingut në botë që punon me klientë si Unilever, Dove dhe American Express, Rory bashkë-themeloi një ekip psikologësh të diplomuar që kërkojnë “efektet flutur” në sjelljet e konsumit si pjesë e #ogilvychange. Departamenti kërkon për ndryshime shumë të vogla kontekstuale të cilat mund të kenë efekte të mëdha në vendimet që njerëzit bëjnë. Për shembull, trefishimi i normës së shitjes në një call center duke shtuar vetëm disa fjali në skenar. Vendos një mënyrë tjetër, #ogilvychange pret për gjëra të papritura për të transformuar mënyrën se si njerëzit mendojnë dhe veprojnë.

Gjatë karrierës së tij, Rory ka qenë president i Institutit të praktikantëve në reklamim, i njohur gjerësisht si vendi profesional më me ndikim në botë për praktikantë në reklama dhe komunikimin e marketingut, Kryetar i Jurisë në “Cannes Lions”, një ngjarje globale për ata që punojnë në komunikimet krijuese, reklamat dhe fusha të lidhura dhe ka folur në TED Global. Vlen të përmendet se TEDGlobal i tij në vitin 2009 ka 2.8 milionë shikime. Rory gjithashtu shkruan artikuj rregullisht për “Spectator”, “Market Leader and Impact” dhe gjithashtu për “Wired”.`

Organizatorët e Spark.me kanë lançuar deri më tani dy folës – Sharad Sagar (një sipërmarrës social indian i përfshirë në listën globale të Forbes “30 Under 30”) dhe Rob Fitzpatrick (një sipërmarrës teknologjik dhe autori i librit shumë të vlerësuar The Mom Test”). Më shumë folës do të lançohen në javët që do të vijnë.

Biletat e Spark.me janë në dispozicion në faqen zyrtare të konferencës. Çmimi i plotë i biletës është 300 €. Megjithatë, të gjitha palët e interesuara mund të përfitojnë nga ulja e çmimit të biletave dhe t’a marrin atë për vetëm 200 €, para datës 9 Prill. Studentët e shkollave të mesme, studentët në universitet, në studime pasuniversitare dhe PhD të cilët janë 27 vjeç ose më të rinj mund të marrin biletën e tyre për një çmim special prej 50 €.

Biletat e konferencës Spark.me përfshijnë: të gjitha sesionet e konferencës, seminaret dhe workshopet, drekën në të dy ditët e konferencës, të gjithë “coffee breaks” në të dy ditët e konferencës dhe një pritje koktejli në mbrëmjen e ditës së 1 të konferencës. Një biletë nuk përfshin akomodimin dhe transportin. Të gjitha biletat e blera më vonë mund të transferohen tek një person tjetër (“ndryshim emri”), por nuk mund të kthehen.

Spark.me, një nga konferencat më të rëndësishme të biznesit / internetit në Europën Juglindore, do të mbahet në datat 29-30 Maj, 2017, në Hotel Mediteran, në qytetin bregdetar të Budvës, Mali i Zi. Konferenca është organizuar çdo vit që nga viti 2013, nga Domain.ME, një kompani private që është në ngarkim të domain-it kombëtar të internetit të Malit të Zi – .ME

Spark.me sjell histori nga zgjidhjet teknologjike më inovative , modele të reja të biznesit, strategji angazhimi të markave, iniciativa për ndryshimin e botës dhe bashkon së bashku biznesin, teknologjinë, udhëheqësit e inovacionit, marketerët, startup-et dhe geeks.

Ju mund të gjeni më shumë informacion në lidhje me konferencën në faqen zyrtare të Spark.me, në faqen në Facebook dhe llogarinë në Twitter.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0