Rob Fitzpatrick, autori i librit "The Mom Test", është folësi i radhës në Spark.me 2017 - Business Magazine Albania

Rob Fitzpatrick, autori i librit “The Mom Test”, është folësi i radhës në Spark.me 2017

~7 minuta lexim


Ekipi organizues i Spark.me, një nga konferencat më të rëndësishme të internetit dhe biznesit në Europën Juglindore, e cila është caktuar në muajin Maj në datat 29-30, në qytetin bregdetar të Budvës, Mali i Zi ka njoftuar folësin e radhës të Spark.me 2017 – Rob Fitzpatrick (një sipërmarrës teknologjik dhe autori i librit shumë të vlerësuar The Mom Test”.

Rob është një sipërmarrës në fushën e teknologjisë. Ai është themelues i një numri të madh kompanish bootstrapped dhe financiare në SHBA dhe Britaninë e Madhe. Rob është një ish-student i Y Combinator, një akselerator startup-i amerikan, të cilën Fast Company e quajti “inkubatorin më të fuqishëm në botë për startup-et” ndërsa Fortune e ka cilësuar si “një terren për ndërtimin e gjigantëve të rinj të teknologjisë”.  

Ai është autor i librit “The Mom test”, i cili flet për mënyrën sesi të bisedosh me konsumatorët, kur ata të gjithë po të gënjejnë. Libri është një udhëzues praktik për zhvillimin e konsumatorëve dhe fazat e hershme të shitjes, i cili është përdorur në disa prej universiteteve më të mira globale (duke përfshirë kolegjin universitar “Imperial College” në Londër, Harvard dhe Oksford) dhe është përdorur si një mjet kyç në shumicën e akseleratorëve të startup-eve në të gjithë BE-në.

Rob aktualisht është më shumë i interesuar në mënyrën sesi themeluesit të mund të përdorin sipërmarrjen si një rrugë të besueshme për të ndërtuar një jetë të lavdishme për veten e tyre. Ai jeton në një varkë të vogël me vela në Ramsgate në Britaninë e Madhe.

Organizatorët e Spark.me kanë lançuar deri më tani dy folës – Sharad Sagar (një sipërmarrës social indian i përfshirë në listën globale të Forbes “30 Under 30”) dhe Rory Sutherland (zëvendës presidenti i Ogilvy & Mather UK, një agjenci globale marketingu dhe reklamimi, me bazë në Londër). Më shumë folës do të lançohen në javët në vazhdim.

Biletat e Spark.me janë në dispozicion në faqen zyrtare të konferencës. Çmimi i plotë i biletës është 300 €. Megjithatë, të gjitha palët e interesuara mund të përfitojnë nga ulja e çmimit të biletave dhe t’a marrin atë për vetëm 200 €, para datës 9 Prill. Studentët e shkollave të mesme, studentët në universitet, në studime pasuniversitare dhe PhD, të cilët janë 27 vjeç ose më të rinj mund të marrin biletën e tyre për një çmim special prej 50 €.

Biletat e konferencës Spark.me përfshijnë: të gjitha sesionet e konferencës, seminaret dhe workshopet, drekën në të dy ditët e konferencës, të gjithë “coffee breaks” në të dy ditët e konferencës dhe një pritje koktejli në mbrëmjen e ditës së 1 të konferencës. Një biletë nuk përfshin akomodimin dhe transportin. Të gjitha biletat e blera më vonë mund të transferohen tek një person tjetër (“ndryshim emri”), por nuk mund të kthehen.

Spark.me, një nga konferencat më të rëndësishme të biznesit / internetit në Europën Juglindore, do të mbahet në datat 29-30 Maj, 2017, në Hotel Mediteran, në qytetin bregdetar të Budvës, Mali i Zi. Konferenca është organizuar çdo vit që nga viti 2013, nga Domain.ME, një kompani private që është në ngarkim të domain-it kombëtar të internetit të Malit të Zi – .ME

Spark.me sjell histori nga zgjidhjet teknologjike më inovative , modele të reja të biznesit, strategji angazhimi të markave, iniciativa për ndryshimin e botës dhe bashkon së bashku biznesin, teknologjinë, udhëheqësit e inovacionit, marketerët, startup-et dhe geeks.

Ju mund të gjeni më shumë informacion në lidhje me konferencën në faqen zyrtare të Spark.me, në faqen në Facebook dhe llogarinë në Twitter.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Përshtatu ose hiq dorë.”
— Andy Grove
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0