‘Rent From Locals’, platforma e re shqiptare për makina me qira dhe apartamente pushimi - Business Magazine Albania

‘Rent From Locals’, platforma e re shqiptare për makina me qira dhe apartamente pushimi

Të gjithë ata që udhëtojnë rregullisht janë familjarë me platforma rezervimesh online, të tilla si booking.com ose Airbnb për hotele, apo rentalcars ose discovercars për makinat me qira. Gjasat janë që shumë nga ne i kemi përdorur rregullisht këto platforma.Tashme Shqiperia ka nje platformë të sajën e dedikuar territorit Shqiptar. Ajo quhet “Rent From Locals” që në shqip do të thotë “Merr me qira nga vendasit”. Siç e thote vet emri, Rent From Locals (e aksesueshme ne adresen https:// www.rentfromlocals.al ) është një platformë e hapur ku të gjithë Shqiptarët që disponojnë makina apo apartamente për tu lëshuar me qera afakshkurter, mund ti publikojnë ato dhe të marrin rezervime online direkt nga vizitorë që kryesisht janë nga Evropa.

Inovacioni që ofron kjo platformëqendron pikërisht në efikasitetin dhe fleksibilitetin që ofron. Pasi dikush regjistrohet në këtë platformë, gjë të cilen mund ta beje ne menyre te pavarur dhe me pak klikime, ai mund te aksesoje nje zone administrimi ku mund te shtohen dhe menaxhohen makinat apo apartamentet e publikuara. Gjithcka eshte e automatizuar dhe mjaft e thjeshte, duke reduktuar ndjeshem ngarkesen e punes. ‘https://www.rentfromlocals.al’

Me numrin e turisteve që është në  rritje të vazhdueshme në Shqiperi, industria e Turizmit do të ketë një peshë gjithmonë e më të madhe në ekonominë tonë. Rent From Locals është konceptuar tu vijë në ndihmë sipërmarrësve të vegjël vendas, për të ekspozuar ofertën e tyre, në internet, dhe për të marrë rezervime online direkt nga turistet e huaj, të cilët kerkojnë çmime më të favorshme gjatë vizitës së tyre në Shqipëri.

 

 

Sipas zhvilluesve të kësaj platforme Marin Nikolla, Kledjan Zaimi, Elvis Koleka qëllimi i tyre është ti ofrojnë një mënyrë të shpejtë operatorëve të vegjël turistike në vendin tonë, për të dixhitalizuar bisnesin e tyre, dhe krijimi i një urë direkte midis tyre dhe turisteve të huaj. Platforma ka nisur te jetë e disponueshme gjatë 2022 në adresën https:// www.rentfromlocals.al. Ajo bazohet në teknologji mjaft të avancuar dhe bashkëkohore, për ti ofruar përdoruesve të sal një experience optimale

Masivizimi i kësaj forme dhe mënyre të dhënies së makinave apo apartamenteve me qira do të rrisë konkurrencën e ndershme, do të sjellë një rregullim të këtij tregu, çmime më të arsyeshme, rritje të cilesisë të shërbimit si edhe rritjen e volumit të rezervimeve për shkak të ekspozimit më të gjerë tek turistët e huaj.

Fluksi i turistëve të huaj është në rritje konstante, dhe qëllimi është që ata të mos orientohen vetëm në kompanitë e mëdha të makinave apo zinxhirëve të hoteleve ndërkombëtare, por edhe drejt tregut vendas që ka shumë për të ofruar në drejtim të cilësisë dhe çmimeve të favorshme. Është shumë e rëndësishme që këto oferta mjaft interesante lokale të bëhen lehtësisht të aksesueshme nëpërmjet internetit në mbarë botën.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0