Regjistrimi dhe dixhitalizimi i plotë i dosjeve të pronave pritet të përfundojë në 2030 - Business Magazine Albania

Regjistrimi dhe dixhitalizimi i plotë i dosjeve të pronave pritet të përfundojë në 2030

Shqipëria parashikohet të përfundojë në vitin 2030 dixhitalizimin e plotë të dosjeve të pronave, duke përfshirë edhe prona të paregjistruara më parë.

Në dokumentin “Udhërrëfyesi për Shtetin e së Drejtës – Kapitulli 23 “Gjyqësori dhe të drejtat themelore” ku paraqiten masat kryesore që parashikohen të merren në kuadër të procesit të adresimit të gjetjeve të paraqitura nga Komisioni Europian për procesin e negociatave për anëtarësimin e vendit në BE të publikuar te konsultimet publike, për zbatimin e së drejtës së pronës me qëllim uljen e korrupsionit, parashikohet ngritja e sistemit të integruar të menaxhimit të tokës.
lexo: Prada do të dizajnojë kostumin e ri të Nasa-s

Ngritja e sistemit të integruar pritet të përfundojë në mënyrë progresive më 2030.

Fillimisht brenda vitit 2024 pritet të mbyllet projekti i nisur në 2022 për dixhitalizimin e dosjeve të regjistruara. Regjistrimi për herë të pronave të paregjistruara pritet të mbyllet në 2028. Dy vjet më pas në 2030 pritet të mbyllet dixhitalizimi i plotë i dosjeve në Shqipëri.

“Plani i integruar do të përfshijë përfundimin e dixhitalizimit të dhënave ligjore deri në vitin 2024. Përfundimin e dixhitalizimit të hartës deri në vitin 2026. Finalizimin e regjistrimit të parë të pronës së paregjistruar deri në vitin 2028. Dixhitalizimin e plotë të procesit të regjistrimit të pronës deri në vitin 2030”, citohet në dokument.

Për të përmbushur kërkesat e planit të menaxhimit të integruar të tokës do të rishikohen vazhdimisht deri në 2025 sipas raportit burimet njerëzore dhe financiare të ASHK.

Burimet e duhura njerëzore dhe financiare për funksionimin e duhur të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës do të rishikohen vazhdimisht nga viti 2025 e në vazhdim Agjencia Shtetërore e Kadastrës zbaton Planin e Veprimit Kundër Korrupsionit për Agjencinë duke përfshirë masa për transparencë dhe efikasitet dhe monitoron dhe vlerëson zbatimin e tij rregullisht nga viti 2025 e në vazhdim.

Sistemi i integruar i menaxhimit të tokës është krijuar në mënyrë progresive dhe përfundon deri në vitin 2030. Rreziku i shfaqjes së korrupsionit në Agjencinë e Kadastrës ulet ndjeshëm deri në vitin 2030, duke siguruar zbatimin dhe monitorimin e duhur të Planit të Veprimit kundër Korrupsionit.

Projekti i dixhitalizimit të arkivës së pasurive të paluajtshme nisi të zbatohet në fillim të 2022.

Projekti që do të zgjaste 2 vjet (nga janar 2022 deri në dhjetor 2023) do të dixhitalizojë 4,7 milionë pasuri të paluajtshme në të gjithë vendin. Nga 4,7 milionë pasuri të paluajtshme në kadastër vetëm 2,8 milionë prej tyre kanë referenca. Nga 2,8 milionë referenca vetëm 700,000 pasuri kanë dosjen e plotë të regjistruara pas vitit 2014, ndërsa për pasuritë e tjera ishte bërë vetëm skanimi i dosjeve.

Sakaq nga 3 Korriku 2023 ASHK ka ndryshuar sistemin për shqyrtimin e aplikimeve të individëve dhe bizneseve për ofrimin e shërbimeve në kadastrën e pronave. Shërbimi në kadastër prej fillimit të muajit korrik ofrohet vetëm nëpërmjet aplikimeve online nga zyrat noteriale dhe e-Albania. Më përpara qytetarët dhe bizneset mund të paraqiteshin në zyrat e hipotekës dhe aplikimet mund t’i kryenin nëpërmjet sporteleve pritëse për aplikimet nga Agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA). Ndryshimi i sistemit të aplikimeve për gati 3 muaj rresht krijoi vonesa në shqyrtim si për aplikimet që kryheshin nëpërmjet zyrave noteriale, ashtu edhe nga individët.

Më të prekur nga kjo situatë ishte tregu i pasurive të paluajtshme, ku shumë agjenci real estate ngritën shqetësimin se u përballën me shtyrje të përfundimit të transaksioneve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0