Pse Bill Gates dhe Steve Jobs i rritën fëmijët e tyre pa teknologji?

Pse Bill Gates dhe Steve Jobs i rritën fëmijët e tyre pa teknologji?


Fëmijët që e përdorin telefonin e tyre të paktën tre orë në ditë kanë më shumë gjasa për të kryer një vetëvrasje.

Kërkimet e fundit kanë zbuluar se shkalla e vetëvrasjes së adoleshentëve në SHBA tani e eklipson shkallën e vrasjeve, si pasojë e përdorimit të smarfonëve dhe rrjeteve sociale.

Dy figurat më të mëdha të teknologjisë, Bill Gates dhe Steve Jobs, rrallë i lejonin fëmijët e tyre të luanin me produktet që ata vet kanë krijuar.

Çfarë dinin ata më shumë për produktet e tyre që njerëzit e tjerë nuk dinë akoma edhe sot?

Përgjigjia, sipas një dëshmie gjithnjë në rritje, është fuqia varëse e teknologjisë digjitale.

Në vitin 2007, Gates, ish-CEO i Microsoft, përdori një metodë që limitonte kohën e përdorimit të paisjes në përiudhën kur vajza e tij filloi të fiksohej pas video lojërave. Ai gjithashtu nuk i lejonte fëmijët e tij të kishin një telefon para moshës 14 vjeçare. Ndërkohë në ditët e sotme, telefonin e parë fëmijët e marrin mesatarisht rreth moshës 10 vjeç.

Jobs, i cili ishte CEO i Apple deri në vitin 2012, zbuloi gjatë një interviste për New York Times në vitin 2011 se ai i ndaloi fëmijët të përdorin iPad-in e sapolançuar. “Ne nuk i lejojmë fëmijët tanë të përdorin teknologji në shtëpi,” tha Jobs.

Prindërit e pasur të Silicon Valley e kuptojnë fuqinë negative të smartfonëve, tabletëve dhe kompjuterave më shumë se pjesë tjetër, pavarësisht faktit se ata e sigurojnë jetesën duke krijuar dhe investuar për këtë teknologji.

Walter Isaacson, autori i Steve Jobs, në një intervistë ka treguar se: “Steve krijoi një zakon çdo mbrëmje për të ngrënë në tryezën e madhe në kuzhinë, dhe për të diskutuar për librat dhe historinë e gjëra të ndryshme.” Askush nuk kërkonte një iPad apo kompjuter. Fëmijët nuk u dukën të varur nga pajisjet.”

Për disa mund të jetë shqetësuese, por një shembull paralel mund të jetë ai i mjekëve që mundohen t’i mbajnë fëmijët e tyre sa më larg sëmundjeve pa përdorur medikamente. Po për teknologjinë? A ka një zgjidhje?

Ndoshta të gjithë duhet të përpiqemi të vendosim kufizimet tona duke mos e lejuar teknologjinë të bëhet një “sëmundje” për organizmin tonë dhe brezave në vazhdim.

/BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0