Programi i 7.5 mld euro për Europën Dixhitale, 10 aplikime nga Shqipëria kalojnë fazën e paraprake - Business Magazine Albania

Programi i 7.5 mld euro për Europën Dixhitale, 10 aplikime nga Shqipëria kalojnë fazën e paraprake

Dhjetë projekte dixhitale të hartuara nga institucione publike, subjekte private dhe akademike në Shqipëri kanë arritur që të kalojnë fazën e  parë të aplikimit për programin e Europës Dixhitale.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit si institucione bashkëdrejtuese të procesit të  integrimit në fushën digjitale, në kuadër të pjesëmarrjes së Shqipërisë në Programin Digjital të Bashkimit Evropian (DEP) si “associated country”
njoftuan se në këtë fazë ishin të paktën 14 aplikime.

Program i Europës Dixhitale i nisur nga Komisioni Europian synon që të arritjen e dy sfidave të më të mëdha: Europës së Gjelbër dhe asaj
dixhitale.

Lexo: Platforma e Elon Muskut po akuzohet për përfitime nga grupet terroriste?

“Programi do të ofrojë fonde strategjike për t’iu përgjigjur këtyre sfidave, duke mbështetur projekte në pesë fusha kyçe të kapacitetit: në  superkompjuter, inteligjencë artificiale, siguri kibernetike, aftësi të avancuara dixhitale dhe sigurimin e një përdorimi të gjerë të  teknologjive dixhitale në të gjithë ekonominë dhe shoqërinë, duke përfshirë përmes Qendrave të Inovacionit Dixhital.

Me një buxhet të përgjithshëm të planifikuar prej 7.5 miliardë euro (në çmimet aktuale), ai synon të përshpejtojë rimëkëmbjen ekonomike dhe të  formësojë transformimin dixhital të shoqërisë dhe ekonomisë evropiane, duke sjellë përfitime për të gjithë, por në veçanti për ndërmarrjet e
vogla dhe të mesme” shkruhet në faqen e KE dedikuar programit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0