Platforma e Elon Muskut po akuzohet për përfitime nga grupet terroriste? - Business Magazine Albania

Platforma e Elon Muskut po akuzohet për përfitime nga grupet terroriste?

Platforma X e Elon Muskut po akuzohet se u ka dhënë “liri” disa llogarive të organizatave terroriste të cilat thuhet të jenë nën sanksionet amerikane.

Projekti i Transparencës Teknologjike (TTP), ka njoftuar se ka identifikuar  shumë  llogarish në X të cilave u është dhënë mundësia e postimit me pagesë, duke përfshirë postimin e teksteve dhe videove më të gjata.Sipas TTP-së këto llogari janë të listuara si organizata me të cilat SHBA-së i ndalohet të tregtojë ose të bashkëpunojë. Ndërkohë vetë kushtet e X thonë se “ju nuk mund të blini ose përdorni një shërbim me pagesë nëse jeni një person me të cilin amerikanët nuk lejohen të kenë marrëdhënie në përputhje me sanksionet ekonomike”.

Lexo: A ju pëlqejnë sfidat? Doni të guxoni për më shumë? Junior UP 3.0 sapo ka lançuar një thirrje pikërisht për ju!

Kjo llogaritet të jetë një shkelje e mundshme e sanksioneve amerikane nga platforma X

TTP ka deklaruar se dy nga llogaritë e identifikuara i përkasin udhëheqësve të lartë të Hezbollahut, dhe grupeve tjera terroriste që drejtohen nga mediat shtetërore iraniane dhe ruse. Madje, akuzat janë përforcuar më shumë kur X ka verifikuar ato llogari me shenjën e kaltër, të cilat shpejt janë larguar nga kompania me arsyen se  janë dhënë rastësisht.

Ekipi i sigurisë së X i është përgjigjur akuzave duke pretenduar se i përmbahet detyrimeve ligjore, dhe se llogaritë u nënshtrohen kontrolleve për t’u siguruar që janë në përputhje me rregullat.

Pavarësisht angazhimit të deklaruar shpesh nga Elon Musk për lirinë e fjalës, pasi thuhet se verifikimet me shenja të kaltra janë dhënë rastësisht, nuk pritet të ketë pasoja serioze për kompaninë e tij.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0