Pikturat në xham, dekorimi i preferuar i bizneseve. - Business Magazine Albania

Pikturat në xham, dekorimi i preferuar i bizneseve.

Festat e fundvitit kanë bërë që shumë biznese të dekorojnë ambientet e punës për të thithur sa më shumë klientë dhe për ti dhënë gjallëri ditëve festive. Për këtë pjesë në qytetin e Beratit kujdeset një vajzë e quajtur Griselda, e cila përpos faktit që e dashuron pikturën, kërkon të fitojë edhe të ardhura.

“Kam pasur ëndërr që e vogël të vazhdoja që të vazhdoja shkollën për mësuesi për pikture sepse me ka pëlqyer gjithmonë kjo gjë aty ndihem më e qetë, më e mbushur kur i thonë në kuptimin e fjalës  sepse atë çka ti nuk mund në një vend tjetër mund ta paraqesesh në një vend tjetër mund ta paraqesësh me pikturë. Këtë gjë kam tre vite që e praktikoj në qytetin e beratit, dy vite e kam praktikuar në tiranë në fasada muresh”, Griselda Braho, vajza me shall.

Pikturat në xham janë më të preferuarat për këtë kohë tregon Griselda. Fillimisht kur e nisi si punë, nuk kishte shumë kërkesë, por me kalimin e kohës situate ndryshoi.

“Në këto tre vite që kam punuar në qytetin e Beratit, si fillim ngaqë dhe nuk njihesha normal që kam pas disa persona të bizneseve nga më të ndryshme si restorante, lokale Butik apo berberanta ndërsa tani kam filluar që është zgjeruar shumë” –tha Griselda Braho.

Me rritjen e kërkesës, ajo kishte nevojë për një ndihmë. Për këtë arsye i lindi ideja që të bashkëpunonte me të motrën.

Shof motrën që punon edhe unë kam qenë ndihmëse, e ndihmoj me këto gjëra dhe normal aty lindi dhe pasioni im për tu marr me këtë punë”.

Vizatimi në xham është një profesion që vitet e fundit po njeh rritje të konsiderueshme të atyre që e praktikojnë pasi siguron të ardhura të kënaqshme gjatë periudhës së fundvitit. euronews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0