Përveç Jeff Bezos, cilët kanë qenë 6 njerëzit më të pasur në botë? - Business Magazine Albania

Përveç Jeff Bezos, cilët kanë qenë 6 njerëzit më të pasur në botë?


Në 30 vitet e fundit, revista Forbes ka studiuar pasurinë e njerëzve në botë dhe vetëm gjashtë prej tyre janë renditur në përmbledhjen vjetore si personi më i pasur në planet. Në mesin e tyre, së fundmi u bë pjesë edhe Jeff Bezos, i cili e kaloi Bill Gates më 27 Korrik, pasi vlera e aksioneve të Amazon u rrit.

Lexo: Jeff Bezos bëhet më i pasuri i botës, por vetëm për 1 ditë

Gates e ka mbajtur këtë titull për 18 nga 23 vitet e fundit. Por kush kanë qenë njerëzit e tjerë më të pasur në botë gjatë tre dekadave?

1. Mëngjesin e 27 Korrikut, themeluesi dhe CEO i Amazon, Jeff Bezos e kaloi Bill Gates duke u bërë personi më i pasur në botë, me një pasuri që kapi 90 miliardë $ për herë të parë. Kur tregjet u hapën të Enjten, Bezos kishte një vlerë neto prej 90.6 miliardë $, 500 milionë $ përpara bashkëthemeluesit të Microsoft, Bill Gates.

2. Gates ishte tejkaluar më parë në renditjen e Forbes në kohë reale vetëm për dy ditë gati një vit më parë nga Amancio Ortega.

Themeluesi i shitjes me pakicë të veshjeve spanjolle Inditex (i njohur në SHBA për dyqanet e saj Zara), e kaloi Bill Gates për disa orë në Tetor të 2015 dhe vetëm për dy ditë në Shtator të vitit 2016.

Lexo: Amancio Ortega Njeriu që ndërtoi perandorinë më të madhe të modës, Zara

3. Në vitin 2010, një miliarder tjetër kryesoi listën për herë të parë: manjati i telekomit Carlos Slim Helu. Me çmimin e aksioneve gjithmonë në rritje të firmës së tij, America Movil, manjati meksikan mundi Bill Gates dhe Warren Buffett duke u bërë më i pasuri i botës. Ai e mbajti vendin e parë për katër vjet.

4. Warren Buffett arriti në krye të renditjes në vitin 2008. Pasuria e Gates kishte rënë pasi përpjekjes së dështuar të Microsoft për t’u bashkuar me Yahoo. Ky ishte edhe viti kur Gates dha dorëheqjen si kryetar i Microsoft për t’u përqëndruar në fondacionin Bill & Melinda Gates.

Lexo: Bill Gates shkruan: Ne mund t’i japim fund varfërisë në 2030

5. Bill Gates bashkëthemeloi Microsoft në vitin 1975, por nuk arriti dot të kryesonte listën për dy dekada të tjera. Në vitin 1995, aksionet e Microsoft u rritën pasi vlerësimet e firmave të teknologjisë u rritën. Vlera neto e Gates ishte 12.9 miliardë $ dhe vazhdoi të rritet shumë gjatë katër viteve të ardhshme.

Në kulmin e saj, në vitin 1999 afër bumit të internetit, pasuria e Gates arriti në 90 miliardë $. Sot, ai mbetet një anëtar i bordit të Microsoft, firmë software-ike që ka themeluar me Paul Allen.

6. Në vitin 1991, Taikichiro Mori u bë personi më i pasur në botë me një pasuri prej 15 miliardë $. Një profesor i ekonomisë, ai u largua nga universiteti më 1959 dhe hyri në biznes, duke ndërtuar ndërtesa për zyra në lagjen Minato të Tokios. Ai kishte 65 ndërtesa për zyra me 7.7 milionë metra katrorë hapësirë, kur Forbes e renditi si më të pasurin në botë.

Lexo: Sa është vlera e pasurisë së miliarderëve në Bitcoin?

7. Personi më i pasur në listën e parë botërore në Forbes në vitin 1987 ishte miliarderi japonez Yoshiaki Tsutsumi, i cili në atë kohë kishte një vlerë neto prej 20 miliardë $.

Pasuria e Tsutsumit erdhi nga pasuritë e patundshme dhe shitja me pakicë përmes grupit të tij Seibu. Pasi u mund nga Mori në vitin 1991, Tsutsumi u rikthye në krye dy vjet më vonë me një pasuri prej 9 miliardë $.

Një dekadë më vonë, Tsutsumi pati rënie dhe u arrestua, u gjobit me 42.000 $ dhe mori një dënim katërvjeçar me burg. Tsutsumi u hoq tërësisht nga lista e miliarderëve në vitin 2007.

Burimi: forbes.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0