Sa është vlera e pasurisë së miliarderëve në Bitcoin? - Business Magazine Albania

Sa është vlera e pasurisë së miliarderëve në Bitcoin?


Javën e kaluar monedha dixhitale Bitcoin bëri bujë sërish: çmimi i saj tejkaloi çmimin e arit për herë të parë që nga lançimi i saj. 

Që nga data 5 Mars 2017, një Bitcoin kishte vlerë rreth 1250$, duke bërë të pesë miliarderët më të pasur në tokë, milionerë në Bitcoin. Bill Gates, më i pasuri nga këta të pestë kishte një vlerë neto prej 85.6 miliardë $, e cila është e barabartë me 173.500 shufra ari ose 68.5 milionë Bitcoin.

‘Top 5” plotësohet nga Warren Buffett, Jeff Bezos, Amancio Ortega dhe Mark Zuckerberg. Së bashku këto miliarderë zotërojnë 366.4 miliardë $, ekuivalenti i 742,250 shufra ari ose 293.1 milionë Bitcoin. Ky i fundit është sigurisht thjesht hipotetik pasi numri i Bitcoin në qarkullim sot për sot është vetëm rreth 16.2 milionë euro.

Kjo tabelë tregon pasurinë e pesë miliarderëve më të pasur në Mars të vitit 2017 në dollarë, bare ari dhe Bitcoin.

Burimi: fiscalpost.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0