Bill Gates shkruan: Ne mund t'i japim fund varfërisë në 2030

Bill Gates shkruan: Ne mund t’i japim fund varfërisë në 2030


Bill Gates nuk është vetëm njeriu më i pasur në botë, por ai duket se është dhe më optimisti.

Ai ka publikuar një ese mbi përpjekjet globale për t’i dhënë fund varfërise deri në vitin 2030. Ai ka besim se është e mundur arritja e një sfide të tillë.

“Ka arsye të forta për të qenë optimist për progresin mbi pabarazinë,” shkruan ai. Bill Gates publikoi esenë nga Davos, Zvicër, ku po mbahet Forumi Ekonomik Botëror.

Gates tregon se shumë gjëra kanë ndryshuar këtë shekull. Vdekjet në lindje, vdekjet e fëmijëve nga malaria dhe varfëria janë përgjysmuar. Falë Fondit Global, një projekt i mbështetur nga Fondacioni Gates, ka shpëtuar 17 milion jetë nga malaria, SIDA dhe tuberkulozi.

Progrese të tilla na japin guxim të besojmë se për 14 vjet, varfëria mund të zhduket. Ky është një gur themeli në planin e Qëllimeve Globale, që është nënshkruar nga 193 shtete të Kombeve të Bashkuara në Shtator.

“Ne jemi besimplotë që kjo nuk është thjesht e mundur, por do të shohim ndryshime të mëdha gjatë rrugës, të cilat do ju krijojnë mundësi të shumta vendeve të varfra. Me të vërtetë ne besojmë se jeta e të varfërve do të përmirësohet shpejt gjatë këtyre 15 viteve më shumë se në çdo periudhë tjetër të historisë,” shkruan Bill Gates.

Njerëzit duhet të punojnë bashkë për të luftuar sëmundjet infektuese që godasin më fort të varfërit. Trajtimi i grave dhe vajzave në botë duhet të përmirësohet ndjeshëm.

“Ato kanë nevojë për një përkujdesje shëndetësore më të mirë, veçanërisht në planifikimin familjar, mundësitë ekonomike, vendimarrjen mbi jetët e tyre dhe më shumë përfaqësim në shoqëri dhe publik,” thotë ai.

Vendet e varfra duhet të kenë qasje më të mira në teknologji. “Zhvillimet shkencore dhe teknologjike, duke filluar nga vaksinat e reja deri tek telefonat e zgjuar dhe tabletat më të lira, janë ndër faktorët kryesorë që do të luftojnë varfërinë,” tha Bill Gates.

Ai është i zhgënjyer nga niveli i fondeve për kërkimet shkencore  dhe zhvilluese për teknologjinë që do të ndihmojnë të varfërit. Thelbi i esesë së tij është dëshira që samiti i G7-ës që do të mbahet në Japoni gjatë muajit Maj të bjerë dakort për dyfishimin e kërkimeve shkencore dhe zhvilluese duke filluar nga 2020.

Bill Gates gjithashtu tregon të tjera përfitime nga eliminimi i varfërisë deri në 2030. Problemet si emigrimi dhe terrorizmi do të jenë një problem i të shkuarës.

/TechInsider/

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0