Amancio Ortega- Njeriu që ndërtoi perandorinë më të madhe të modës, Zara - Business Magazine Albania

Amancio Ortega- Njeriu që ndërtoi perandorinë më të madhe të modës, Zara


Vlera neto e pasurisë së Amancio Ortegas

E premtja e 23 Tetorit 2015 shënoi ditën kur për një kohë shumë të shkurtër, Amancio Ortega, njeriu “misterioz” i Zara-s ia kalon edhe Bill Gates, duke u bërë njeriu më i pasur në botë. Pasuria e tij neto arriti 80 miliardë $ kur vlera e aksioneve të kompanisë prind të Zarës, Inditex kapën majat.

Por kur vlera e aksioneve ra, Ortega u bë sërish njeriu i dytë më i pasur në botë, një status që e mori që në Qershor të 2015-ës dhe vazhdon ta ruajë deri në momentet që flasim ku pasuria aktuale arrin 67.6 miliardë $. Kjo nuk është gjë e vogël: Ai është më i pasur se Warren Buffet.

Por pavarësisht pasurisë së tij neto impresionuese, shumë njerëz nuk kanë dëgjuar të flitet për të. 79 vjeçari spanjoll e ruan rreptësisht privatësinë e tij dhe jep pak intervista për shtypin.

Ortega themeloi gjigandin e modës Zara me gruan e tij të asokohe në 1975-ën. Sot, kompania e tij e shitjes së veshjeve me pakicë të modës Inditex SA, e cila zotëron Zara-n, Massimo Dutti dhe Pull&Bear, ka mbi 6,600 dyqane në të gjithë botën. Zara në vetvete po e ndryshon përgjithmonë botën e shitjeve me pakicë.

Po kush është Amancio Ortega?

Spanjolli Amancio Ortega Gaona ishte i biri i një punonjësi hekurudhash dhe tani është rishitësi më i pasur në botë. Më i vogli nga katër fëmijët, Ortega u lind në Busdongo de Arbas, Leon, Spanjë. Fëmijërinë e tij e shpenzoi në Leon. Ai e la shkollën dhe u shpërngul në La Coruña në moshën 14 vjeçare, për shkak të punës së babait të tij. Pak kohë pas kësaj, ai gjeti punë në një dyqan veshjesh për një prodhues lokal të quajtur Gala, i cila vazhdon të ekzistojë në të njëjtin lokacion në qendër të La Coruña, ku mësoi të bënte vetë rroba.

Ai themeloi Zara në 1975 me të brendshme dhe kostume banjo. Nga mesi i viteve 1980 ai kishte hapur dyqane Zara në të gjithë Spanjën dhe ishte gati për t’u zgjeruar përtej oqeanit. Ndërsa perandoria e tij rritej, Ortega e zuri befasisht industrinë duke limituar reklamimin, duke u shpërndarë agresivisht dhe duke kontrolluar hallka të zinxhirit të tij të furnizizmit. Drejtori i Modës i Louis Vuitton Daniel Piette e ka quajtur njëherë Inditex-in “mundësisht një nga shitësit me pakicë më inovativë dhe ‘shkatërruesë’ në botë.” Ortega u fuqizua gjatë krizës financiare spanjolle, duke fituar personalisht 45 miliardë $ nga viti 2009 deri në 2014 ndërsa aksionet e tij të Inditex shpërfillën tregun spanjoll të aksioneve.

Dyqanin i parë i Zarës u hap në 1975-ën në një rrugë kryesore në qendër të qytetit Coruña, Galicia, Spanjë. Ortega e quajti dyqanin e tij Zorba sipas filmit klasik Zorba the Greek. Por mesa duket atje kishte edhe një bar që kishte të njëjtin emër me dyqanin, Zorba, 2 blloqe më tutje. Dhe ishte pronari i barit i cili i kërkon Ortegas që të ndryshojë emrin e dyqanit, pasi kjo gjë do t’i bënte njerëzit konfuzë nëse do të kishte dy Zorba. Pronari i dyqanit i kishte bërë të gjitha dokumentat e regjistrimit dhe u përpoq të gjente një emërtim tjetër.

Dhe kështu lindi Zara.

Që i bëri të apasionuarit e saj të pyesnin veten se nga doli “A” shtesë, por është një spekulim se ata kishin më shumë se një set shkronjash. Përveç kësaj, çmimi për gërmat “B” dhe “O” ishte dyfish më i lartë pasi kushtonte më shumë që t’i bëje ato të rrumbullakëta dhe për kohën kjo ishte një kosto domethënëse për kompaninë e re.

Zara_ChElysees_Paris-businssmag

Dyqani i parë prezantoi produkte me çmime të ulëta të modës popullore dhe asaj të lartë. Doli se pati sukses, dhe Ortega filloi të hapte më shumë dyqane Zara në Spanjë. Gjatë viteve 1980, Ortega filloi të ndryshonte dizajnin, procesin e prodhimit dhe të shpërndarjes për të reduktuar kohën e tyre dhe për të reaguar ndaj trendeve të reja shpejt, në atë që ai e quante “modat e momentit”. Kompania e bazonte përmirësimin e saj në përdorimin e teknologjisë së informacionit dhe duke përdorur grupe dizenjatorësh në vend të individiëve.

Në 1988-ën kompania nisi ekspansionin ndërkombëtar nëpërmjet Portos, Portugali.

Në 1989-ën hyri në SHBA dhe në 1990-ën në Francë.

Ekspansioni ndërkombëtar u rrit gjatë viteve 1990, me Meksikën (1992), Greqinë (1994), Belgjikën dhe Suedinë (1994), etj. derisa arriti prezencën aktuale në 88 vende të botës.

Sot Zara është pjesë e Grupit Inditex (Industrias de Diseño Textil Sociedad Anónima), nga i cili Ortega zotëron 59.29 % të aksioneve, dhe 6,600 dyqane që përfshijnë markat Zara, Massimo Dutti, Oysho, Zara Home, Kiddy’s Class, Tempe, Stradivarius, Pull and Bear, Bershka dhe më shumë se 92,000 punonjës.

Inditex është pionere ndërmjet ayre kompanive me “modë të shpejtë”, e cila në thelb ajo që bën ajo është imitimi i modave më të fundit dhe përshpejtimi i lançuarit të versioneve të veshjeve të saj në dyqane. Çdonjëra prej markave të Inditex, Zara, Zara Home, Bershka, Massimo Dutti, Oysho, Stradivarius, Pull & Bear dhe Uterqüe, ndjek shembullin e Zarës: produkte trendi dhe të bëra denjësisht por jo të shtrenjta dhe të shitura në vitrina të sofistikuara. Çmimet e Zarës përafrojnë me ato të Gap: palltot për 200$, pulovrat 70$, T-shirt 30$.

Stili i veshjeve të Amancios

Mbase më e çuditshmja për njeriun, pasuria gjigande e të cilit është ndërtuar mbi veshjet, është se Ortega shfaq pak interes për modën dhe aspak besnikëri për markat e tij. Ai vishet në mënyrë modeste me të njëjtin outfit: një xhaketë blu sportive, këmishë e bardhë dhe pantallona gri, asnjëra prej të cilave është një produkt Zara. Gjithashtu thuhet se ai ka një rol shumë aktiv në proceset e prodhimit dhe të dizenjimit në kompani.

inditex-amancio-ortega-businessmag

Profili publik i themeluesit të perandorisë Inditex

Ortega mban një profil shumë të ulët publik; deri në 1999-ën asnjë fotografi e Ortegas nuk ka qenë më parë e pulikuar dhe është i njohur për preferencat e tij për një stil të thjeshtë jetese.

Sipas departamentit të tij të komunikimit, Ortega nuk jep kurrë intervista, aq më pak merr pjesë në ceremoni apo festa të ndarjeve të çmimeve. Rrallëherë lejon që të fotografohet. Duke qenë se ‘kamerat’ nuk e kanë qejf manjatin e modës, në fakt ‘fytyra publike’ e Inditex përfaqësohet nga drejtori i komunikimeve e kësaj të fundit.

Për dikë që ka reputacionin e një personi shumë privat, Amancio Ortega është çuditërisht një fytyrë shumë e njohur në qytetin e tij, dhe në zyrat qëndrore të Inditex. Në fakt, në 40 vite që kur Ortega themeloi Inditex, shumë prej jetës së tij ka qëndruar e pandryshuar pavarësisht pasurisë së jashtëzakonshme që ka akumluar gjatë dekadave.

Even-royals-wear-Zara-favorite-businessmagKate-Middleton

Pavarësisht të qënit njeriu i dytë më i pasur në botë, manjati i modës viziton të njëjtat kafene çdo ditë në La Coruña, qytetin galik në bregdetin e rrahur nga era e Atlantikut të Veriut, ku ai shpenzoi pjesën më të madhe të jetës së tij, dhe ku shpeshherë është parë duke ecur qetësisht përgjatë Plaza Maria Pita. Edhe pse dha dorëheqjen nga drejtimi i Inditex në 2012-ën, Ortega sërish i viziton zyrat qëndrore gati çdo ditë 10 milje larg në Arteixo.

Shefi drekon së bashku me punonjësit e tij në kafeterinë e kompanisë dhe në vend që të ‘zhduket’ në ndonjë zyrë, gjendet duke ndarë një tryezë në kompani së bashku me dizenjuesë, ekspertë të cohërave dhe blerës.

Kur në vitin 2000 bëri një dalje publike si pjesë e përgatitjes së ofertës së parë publike të kompanisë së tij për financime në tregun e kapitaleve në 2001-in, ‘ngjarja’ bëri bujë mediatike në mediat financiare spanjolle. Gjithsesi, ai u ka garantuar intervista tre gazetarëve dhe privatësia e tij ka çuar në publikimin e librave si Amancio Ortega: de cero a Zara (From Zero to Zara).

Logjistika e Inditex- 10 faktet që s’i dinit

Kampusi i pozicinuar në zonën industriale të Arteixo, pranë La Coruña, konsiston në zyrat qëndrore të të gjithë kompanisë, gjithashtu edhe në zyra qëndrore për Zara dhe Zara Home. Gjithashtu ndodhen edhe fabrika dhe një qendër shpërndarje ku veshjet ngarkohen dhe shpërndahen në të gjithë botën me kamionë. Fabrikat ndodhen fill pas zyrave të korporatës.

Dyqanet e Zarës e ndryshojnë inventarin e tyre dy herë në javë dhe porositë mbërrijnë brenda 48 orëve. Çfarë futet brenda dhe çfarë përfundon në ‘kazanët e plehrave’ është përgjegjësi e menaxherëve të dyqanëve, të cilët trajnohen të monitorojnë me kujdes çfarë do të shitet, por gjithashtu edhe ajo që duan konsumatorët për të veshur.

Falë logjistikës shumë të shpejtë, më shumë se gjysma e veshjeve prodhohen në Europë. Idetë e reja shkojnë nga dizajni në dyqanin e veshjeve në vetëm 3 javë, kohë më pak se gjysma e mesatares që kërkojnë zinxhirët e tjerë të mëdhenj të dyqaneve.

Në vitet e kaluara shitjet janë rritur me 17% dhe kompania ka hapur 1 milionë metra katrorë sipërfaqe të re dyqanesh. Ndërsa i afrohet të 80-ave, Ortega prapëseprapë nuk shfaq shenja të ‘dorëheqjes’ nga mbretërimi. Inditex planifikon të zgjerojë hapësirat e dyqaneve me 8-10% çdo vit për 3-5 vitet e ardhshme.

Ja 10 fakte që nuk i dinit për operacionet në Inditex:

1- Fabrika e parë GOA ende punon
Në fillimet e tij Ortega operonte si fabrikues veshjesh nën emrin e Konfeksioneve GOA, ku këpucët dhe kostumet e banjës ishin specialiteti i tij. ‘Embrioni’ i Zarës ndodhet sot ende në zonën industriale të Sabonës (Arteixo) dhe vazhdon të operojë për grupin si një fabrikë.

2- 50 % e modeleve hidhen

Të gjitha modelet e Inditex janë të dizenjuara në Spanjë. 600 dizenjatorët e gjigandit të tekstilit janë të aftë të prodhojnë një sasi gjigande prej 50,000 modelesh në vit (pa numëruar ngjyrat e ndryshme në të cilat shiten). Në momentin që zhvillohen dhe prodhohen modelet, kompania asgjëson 50 % të tyre për gabime në pëlhurë, në përbërje, për shkak se modeli mund të konsiderohet i parehatshëm etj.

3- Pak modele dhe shumë hapësirë

Zara-Inditex-businessmag

Edhe pse për shkak të madhësisë së dyqaneve të saj Inditex mund të duket sikur i bën koleksionet e saj në sasi të mëdha për të reduktuar kostot, është gati e kundërta. Një nga çelësat e suksesit të saj është parimi i krijimit të prodhimeve të shkurtra. Në mënyrë që çdokush të blejë në dyqanet e tyre dhe klientët të mos reshtin duke bërë blerje sepse koincidojnë me shumë njerëz të tjerë në dhomat e zhveshjes, Inditex preferon pak modele dhe shumë koleksione. Përveç kësaj, ndërsa klientët e dinë se ka pak masa, nuk hezitojnë ta blejnë në moment një artikull.

4- Cikël konstant i rinovimit

Duke qenë se një nga pikat e forta të Inditex është dëshira për të rinovuar koleksionet, Inditex nxjerr modele të reja në shitje në të gjitha dyqanet e saj në botë 2 herë në javë. Nëse një koleksion shteron si pasojë e çfarëdolloj rrethane, Inditex nuk e përsërit dizajnin. Kujtoni se në 2011-ën Kate Middleton u shfaq në një koncert me një gravurë në miniaturë të një fustani Zara, rezervat e të cilit u shitën sa hap e mbyll sytë. Klientët të cilët nuk mundën të blinin fustanin iu ‘lutën’ kompanisë të ri-prodhonte dhe ajo që morën si përgjigjie ishte një refuzim i prerë.

5- Nuk ka outlete

Me pak modele që prodhohet, është më e thjeshtë për të shitur. Kur një artikull nuk funksionon në një dyqan, e zhvendosin në një tjetër ose e ruajnë në depo për t’ia ofruar sërish publikut në një moment të dytë. Lefties, që filloi të jetë një outlet i Zarës, është konvertuar në një brand për shkak se xhevahirët në kurorën e Inditex vendosën të eleminonin dyqanet e skontove. Nga firmat e tjera të Inditex, janë shumë të pakta ato që kanë outlete.

6- Koleksione të ndryshme për çdo hemisferë

Dizenjuesit e Arteixo janë të ndarë në 2 divizone të mëdha, të cilat punojnë njëri për hemisferën e veriut dhe tjetri për hemisferën e jugut. Është interesante se si në një sallë të vetme një ekip dizenjon veshje të jashtme (‘të rënda’) dhe tjetri dizenjon veshje më të lehta.

7- Masa për shtetet

Për t’iu përshtatur nacionaliteteve të ndryshme të klientëve të tyre, Inditex krijon deri në 13 masa të së njëjtës veshje. Më të mëdhajat shkojnë për vendet nordike dhe më të voglat për shumë vende aziatike.

8- ‘Të varur’ nga bota

Punonjësit e Inditex të zyrave qëndrore janë në kontakt të vazhdueshëm me punonjësit e fabrikave dhe dyqanet në të gjithë botën nëpërmjet videokonferencave të panumërta. Ekrane të tjera më të mëdha informojnë punonjësit rreth website-it Zara.com, se cila seli ndodhet në Arteixo, për numrin e vizitorëve që po vizitojnë faqen e internetit në çdo moment dhe çfarë po shikojnë.

9- Sa prodhohet në Spanjë?

Inditex nuk jep detaje të numrit të saktë të prodhimit që realizohet në Spanjë, por thotë se 55% e totalit është e ndarë ndërmjet shteteve të ashtuquajtura “proximity”. Këto shtete janë: Spanja, Portugalia, Maroku dhe Turqia. Në këto tregje prodhohen veshje që kanë një komponent të lartë të modës, dhe jashtë, për shembull në Azi, ato stampimet bazike për të cilat nuk ka ‘ngut’ për të dalë në dyqane.

10- Të gjitha veshjet kalojnë nëpërmjet Spanjës

Si veshjet që prodhohen në vendet “proximity”, edhe ato jashtë këtyre përfundojnë në platforma logjistike në Spanjë. Janë mjetet e transportit që kujdesen për shpërndarjen e tyre në të gjithë botën.

 

/Artikulli u publikua më parë në faqen 38 të numrit 9 të revistës Business Magazine Albania. Për të shfletuar të plotë revistën klikoni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0