Nomadët digjitalë tregojnë anët më të mira dhe më të këqija të stilit të tyre të jetesës - Business Magazine Albania

Nomadët digjitalë tregojnë anët më të mira dhe më të këqija të stilit të tyre të jetesës

Një nga mënyrat më të mira, për të marrë informacion për t’u bërë nomad digjital, është duke folur me ata që e kanë bërë më parë.

Nëse jeni të interesuar të bëheni nomad digjital, ka të ngjarë të keni shumë pyetje se si mund të bëheni.

Nga mënyra se si të paguani taksat, deri tek vendi ku të gjeni strehim, ka shumë për t’u marrë parasysh përpara se të filloni këtë stil jetese.

Nomadët digjitalë, udhëtojnë nga një vend në tjetrin, duke punuar në distancë duke përdorur teknologjinë dhe internetin.

Një nga mënyrat më të mira, për të marrë informacion, është duke folur me ata, që kanë përvojë si nomadë digjitalë. Për fat të mirë, platforma e strehimit Flatio, ka bërë disa kërkime për t’ju ndihmuar.

Kompania pyeti 1200 nomadë digjitalë të moshave, gjinive dhe kombësive të ndryshme për vështirësitë, motivimet dhe destinacionet e tyre të preferuara. Ja çfarë zbulon raporti i vitit 2023 për punën, mënyrën e jetesës dhe demografinë.

Nga janë shumica e nomadëve digjitalë?

Raporti Flatio përfshin informacion në lidhje me demografinë e nomadëve digjitalë.

Nga të anketuarit, përqindja më e madhe ishte nga SHBA (37 përqind) e ndjekur nga MB (12 përqind) dhe Gjermania (5 përqind). Pak më shumë se gjysma e nomadëve dixhitalë, janë të moshës 30-39 vjeç dhe gati 23 për qind, janë midis 18 dhe 29 vjeç.

Gjinia është e barazuar në mënyrë të arsyeshme, me 55 për qind meshkuj dhe 44 për qind femra.

Lexo edhe:Shtohen nomadët dixhitalë në Shqipëri

Si zgjedhin një destinacion nomadët dixhitalë?

Raporti zbuloi se faktori më i rëndësishëm, për nomadët digjitalë, kur zgjedhin një destinacion të ri, është kostoja – gati gjysma e të anketuarve e renditën këtë në krye.

Aspekte të tjera, që ata konsiderojnë, janë rrezet e diellit, siguria, cilësia e wifi-t dhe shërbimet e kujdesit shëndetësor. Portugalia është destinacioni më popullor për nomadët digjitalë, e ndjekur nga Tajlanda, Spanja dhe Argjentina.

Kur u pyetën se cilat destinacione nomadët digjitalë, kishin më shumë dëshirë për të vizituar më pas, Spanja doli në vendin e parë përpara Brazilit, Madeira dhe Sri Lanka.

Çfarë lloj pune bëjnë nomadët digjitalë?

Sondazhi i Flatio zbuloi se pak më shumë se një e treta e nomadëve digjitalë, janë profesionistë të lirë, pak më pak se një e treta janë të punësuar me kohë të plotë dhe rreth 13 për qind, janë sipërmarrës ose pronarë biznesi. IT dhe teknologjia dhe media, reklamimi, marrëdhëniet me publikun dhe marketingu, ishin sektorët më të zakonshëm të industrisë, të ndjekur nga sipërmarrja dhe artet, kultura dhe argëtimi.

Sa ju duhet të fitoni në muaj për të qenë një nomad digjital?

Nga të anketuarit, pak më shumë se 25 për qind, thonë se ju duhet të fitoni midis 3,000 dhe 3,900 euro në muaj, për të qenë një nomad digjital.

Pak më shumë se 20 për qind zgjodhën grupin 2,000 – 2,900 euro, dhe 18 për qind thonë se nomadët dixhitalë duhet të fitojnë 4,000 – 4,900 euro.

Ku paguajnë zakonisht taksat nomadët digjitalë?

Shumica (66 për qind) e nomadëve digjitalë të anketuar, thonë se paguajnë taksa në vendin e tyre. Vetëm 19.4 për qind paguajnë taksa në një vend tjetër.

Cila është pjesa më e vështirë e të qenit nomad digjital?

Raporti Flatio zbuloi se nomadët digjitalë, e renditin gjetjen e akomodimit si pjesën më të vështirë të stilit të jetesës. Të anketuarit thanë, se priren të kërkojnë strehim në grupet Airbnb, booking.com dhe Facebook.

Apartamentet private dhe dhomat e hoteleve, janë zgjidhja më e zakonshme e akomodimit, të ndjekur nga dhomat dhe shtëpitë private. Një e katërta e të anketuarve, shpenzojnë 501-700 euro në muaj për qira dhe pak më pak se 20 përqind, shpenzojnë 301-500 euro.

Gjetja e miqve dhe takimi me njerëz, zuri vendin e dytë, si pjesa më e vështirë e të qenit nomad dixhital. Çështjet tatimore u votuan në vendin e tretë.

Cilat janë përfitimet e vizave nomade digjitale?

Grupi i anketimit u nda në mënyrë të barabartë në temën e vizave digjitale për nomadët. Pak më shumë se 46 përqind, thonë se i përdorin ato, ndërsa 44 përqind jo.

Mbi 60 për qind mendojnë se janë të dobishme, ndërsa 15 për qind mendojnë se kanë nevojë për punë dhe 7 për qind, nuk mendojnë se janë të dobishme. nTë pyetur në veçanti për vizat nomade digjitale të Spanjës dhe Portugalisë, rreth 60 për qind e të anketuarve thonë, se ato janë të dobishme.

/ Euronews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0