Shtohen nomadët dixhitalë në Shqipëri - Business Magazine Albania

Shtohen nomadët dixhitalë në Shqipëri

Daniel Bom nuk është vetëm një turiste e zakonshme rrugëve të Tiranës. Ajo ka ardhur nga Holanda në Shqipëri si nomade digjitale. Përmes teknologjisë dhe platformave online ajo mund të punojë kudo. Shqipëria për të ishte destinacion i pazbuluar.

“Po kërkoja se ku mund të shkoj gjatë verës për të punuar, dikush më sugjeroi Shqipërinë dhe kur kërkova në internet u bëra shumë kurioze.”

Por jo vetëm nga Europa, në Shqipëri kanë ardhur si punonjës lëvizës digjital edhe qytetarët e largët të përtej Oqeanit Atlantik.

“Jam nga Kanadaja, jam në Tiranë për herë të parë për të punuar si nomade digjitale, kam biznesin tim online kështu që mund të punoj nga kudo.”

Pas një muaji qëndrimi në Shqipëri, ata thonë se këtu është një mjedis i sigurt dhe se kostot janë jo shumë të larta për nomadët digjitale.

“Kostoja e jetesës është e përballueshme, njerëzit janë të këndshëm, po ashtu të marrësh një vizë pune nuk është shumë e vështirë.”

“Përfundimisht do ua rekomandoj Shqipërinë të tjerëve nomadë digjitalë. Është padyshim një vend shumë mikpritës, natyra është shumë e bukur dhe njerëzit të ndihmojnë shumë.”

Aktualisht në Shqipëri mendohet të ketë rreth 500 punonjës lëvizës digjitalë. Përveç Tiranës, Durrësi, Shkodra dhe Vlora janë qytetet ku po qëndrojnë pjesa më e madhe e tyre.

Përmes lehtësirave, si heqja e detyrimit për të paguar rezidencë tatimore për një vit, po synohet rritja e nomadëve digjitalë në Shqipëri. Kjo sepse në shtetet e BE, çdo nomad digjital sjell mesatarisht rreth 1,800 € në muaj, 10 herë më shumë të ardhura në ekonominë lokale, sesa një turist standard i zakonshëm.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0