Mundësi certifikimi për kompanitë cilësore në Republikën e Shqipërisë - Business Magazine Albania

Mundësi certifikimi për kompanitë cilësore në Republikën e Shqipërisë


Organizata ndërkombëtare ICERTIAS prezantoi me datë 1 maj në Republika e Shqipërisë programin e vet ku kompanitë që kanë marrëdhënie shembullore me klientët dhe punonjësit e tyre gjenden dhe certifikohen dhe tani i fton kompanitë cilësore në Republika e Shqipërisë të sugjerojnë veten për këtë çmim prestigjioz ndërkombëtar në fushën e afarizmit. 

Emri i këtij çmimi është “Customers’ Friend”, një projekt ndërkombëtar, i cili është prezantuar për herë të parë në tregun europian në vitin 2014, ndërsa tashmë është i disponueshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Programi “Customers’ Friend” i ICERTIAS synon të mbledhë në kuadrin e vet kompani dhe organizata, të cilat zbatojnë dhe i japin shtysë qëndrimit të drejtë dhe profesional në treg, komunikimit miqësor dhe profesional me klientët, përkrahjes së shkëlqyer për klientët dhe që ndikojnë pozitivisht në komunitetin social në territorin ku veprojnë. Kompanitë dhe organizatat që kanë interes të bëhen pjesë e programit të certifikimit “Customers’ Friend” të ICERTIAS, i nënshtrohen shqyrtimit të kujdesshëm nga analistët dhe ekspertët e tregut, që punojnë në ICERTIAS dhe që mbështeten në hulumtimet dytësore të tregut. Objektivi i programit ndërkombëtar “Customers’ Friend” të ICERTIAS është promovimi dhe nxitja e marrëdhënieve cilësore midis kompanive më të mira dhe klientëve të tyre, konsumatorëve, punonjësve dhe partnerëve afaristë.

Në lidhje me këtë projekt ndërkombëtar të certifikimit mund të gjeni më shumë informata në faqen e internetit: www.customersfriend.org.

Kompanitë në Republikën e Shqipërisë, të cilat gjykojnë se kanë marrëdhënie cilësore dhe shembullore me klientët dhe konsumatorët e tyre, si dhe me punonjësit, mund të vetësugjerohen për këtë çmim prestigjioz në fushën e afarizmit, duke vizituar faqen: www.customersfriend.org/application ose duke shkruar në adresën e postës elektronike: certification@icertias.com.

RRETH PROGRAMIT “CUSTOMERS’ FRIEND” TË ICERTIAS-it
Misioni i programit “Customers’ Friend” të ICERTIAS-it është gjetja, analizimi dhe shënjestrimi i kompanive dhe organizatave në treg, të cilat ofrojnë një qëndrim shembullor në raportet që ato kanë me klientët (blerësit dhe konsumatorët), punonjësit dhe partnerët afaristë. Kompanitë, të cilat i plotësojnë kriteret e certifikimit dhe që janë të gatshme të nënshkruajnë deklaratën e programit “Customers’ Friend” të ICERTIAS-it dhe që veprojnë në pajtim me rregullat e përmendura në të, hyjnë në programin e certifikimit “Customers’ Friend” të ICERTIAS dhe mund ta bëjnë pjesë të aktiviteteve të tyre promocionale medaljen “Customers’ Friend i ICERTIAS – SEPSE NE I VLERËSOJMË KLIENTËT TANË”. Objektivi i programit ndërkombëtar “Customers’ Friend” të ICERTIAS është promovimi dhe nxitja e marrëdhënieve cilësore midis kompanive më të mira dhe klientëve të tyre, konsumatorëve, punonjësve dhe partnerëve afaristë.

Organizata ndërkombëtare ICERTIAS – Shoqata Ndërkombëtare për Certifikime – me zyrat ndërkombëtare të regjistruara në Zyrih të Zvicrës, qëndron prapa programit të certifikimit “Customers’ Friend” të ICERTIAS-it.

RRETH ICERTIAS
ICERTIAS është një organizatë moderne, private, e pavarur nga ndikimi politik, e cila merret me hulumtim tregu dhe certifikim dhe që zbulon, certifikon dhe shpërblen kompanitë, produktet apo shërbimet që janë të nivelit më të lartë, duke i orientuar në këtë mënyrë klientët në mbarë botën drejt më të mirës që ofron tregu. Me programet e veta të certifikimit si “Best Buy Award”, “QUDAL – QUality meDAL” dhe “Customers’ Friend”, ICERTIAS aktualisht është e pranishme në mbi 40 vende në pesë kontinente. E themeluar në Zvicër në vitin 2011, organizata ICERTIAS është e regjistruar si “ICERTIAS – International Certification Association GmbH” në regjistrin zyrtar të Kantonit të Zyrihut.

burimi: shqiptarja.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0