OpenAI hyn në shtëpinë tënde, po vjen altoparlanti me AI që “she... - Business Magazine Albania

OpenAI hyn në shtëpinë tënde, po vjen altoparlanti me AI që “sheh” dhe të njeh

OpenAI zgjedh Londrën si qendrën më të madhe kërkimore jashtë SHBA-së

OpenAI, kompania pas ChatGPT, po përgatitet të hedhë hapin e madh drejt tregut të pajisjeve fizike. Sipas raportimeve ndërkombëtare, gjiganti i inteligjencës artificiale po zhvillon altoparlantin e tij të parë inteligjent, i cili pritet të dalë në treg në fillim të vitit 2027.

Projekti është pjesë e një strategjie më të gjerë për të krijuar një familje pajisjesh të fuqizuara nga AI. Më shumë se 200 ekspertë janë angazhuar në zhvillimin e tyre, ndërsa një emër i madh i industrisë së dizajnit është përfshirë në projekt: Jony Ive, ish-shefi i dizajnit në Apple, përmes studios së tij LoveFrom.

Lexo gjithashtu: Një mjet i ri AI ju ndihmon të bini dakord…edhe me dikë që nuk duroni

Një altoparlant që “sheh” ambientin

Pajisja do të ketë një kamerë të integruar, duke i mundësuar të analizojë mjedisin përreth dhe të ofrojë ndërveprim më të personalizuar. Raportohet se do të përdorë teknologji të ngjashme me Face ID për identifikimin e përdoruesit,  funksion që mund të shfrytëzohet për blerje, siguri dhe personalizim të përgjigjeve.

Falë modeleve të avancuara të AI-së, altoparlanti mund të monitorojë aktivitetet në dhomë dhe të japë sugjerime praktike, për shembull, kur është koha për të pushuar ose për të fjetur.

Çmimi dhe planet e tjera

Çmimi pritet të variojë mes 200 dhe 300 dollarë, duke e pozicionuar si produkt premium në tregun e smart speaker-ave. OpenAI thuhet se po eksploron edhe pajisje të tjera si syze inteligjente dhe një llampë smart, por ato janë ende në fazë të hershme zhvillimi.

Shitja e altoparlantit pritet të nisë jo më herët se shkurti 2027.

Reklama në ChatGPT?

Paralelisht, OpenAI ka njoftuar se do të testojë reklama për përdoruesit në planin falas dhe në paketën “Go”, fillimisht në SHBA. Sipas kompanisë, reklamat do të jenë të ndara qartë nga përgjigjet e gjeneruara nga AI.

Kjo lëvizje shihet si një mënyrë për të financuar kostot e larta të zhvillimit të teknologjisë.

THI

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0