Muzika nuk ndalet asnjë moment, risia virale e Spotify - Business Magazine Albania

Muzika nuk ndalet asnjë moment, risia virale e Spotify

Spotify

Në një lëvizje që po ndan internetin mes habisë dhe humorit të errët, Spotify ka prezantuar një produkt krejtësisht të pazakontë: Eternal Playlist Urn, një urnë kremacioni me altoparlant Bluetooth të integruar.

Vetëm 150 njësi janë prodhuar, me çmim 495 dollarë. Me përmasa rreth 7 x 11 inç dhe peshë 2.4 pound, urna ka një altoparlant të vendosur në pjesën e poshtme të kapakut, që lejon transmetimin e playlistave nga çdo pajisje përmes Bluetooth-it. Ajo vjen me karikim USB-C dhe një dizajn minimalist që, sipas kompanisë, është “i respektueshëm” dhe i përshtatshëm për ekspozim në shtëpi ose kolumbarium.

Lexo gjithashtu: ADHD nuk është vetëm sfidë, studimi tregon se mund të rrisë kreativitetin

Megjithatë, produkti shihet më shumë si një artikull koleksionues me dozë humori të errët, në linjë me identitetin provokues të Liquid Death.

 Një tjetër risi, Spotify tregon çfarë po dëgjon në kohë reale

Përtej urnës, Spotify ka sjellë edhe një funksion të ri social: “Listening Activity”.

Ky opsion (i çaktivizuar si parazgjedhje) lejon që miqtë tuaj në mesazhe të shohin në kohë reale çfarë po dëgjoni. Nëse nuk jeni aktivë në moment, do të shfaqet kënga e fundit që keni dëgjuar.

Aktivizimi bëhet te Settings → Privacy & Social brenda aplikacionit. Aktiviteti shfaqet në rreshtin e bisedave në sidebar dhe në krye të mesazheve.

Rekord përdoruesish për Spotify

Platforma suedeze raportoi 751 milionë përdorues aktivë mujorë në tremujorin e katërt të 2025, një rritje prej 11% krahasuar me një vit më parë.

Abonentët Premium arritën në 290 milionë (nga 263 milionë), me Evropën që përbën 36% të tyre dhe Amerikën e Veriut 25%.

Spotify po lëviz mes inovacionit, provokimit dhe zgjerimit masiv global, dhe duket se tani synon të jetë pjesë e jetës sonë… edhe përtej saj.

TC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0