Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë - Business Magazine Albania

Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë

Një miliarder teknologjk ka zbuluar klonin e tij me Al që ka aftësi të flasë çdo gjuhë.

Miliarderi Reid Hoffman i cili bashkëthemeloi Linekdln, ka krijuar një GPT të personalizuar dhe të trajnuar e që ka njohuri mbi librat, fjalimet dhe intervistat e tij.

Mbi të gjitha, modeli me Al është në gjendje të imitojë të folurit dhe sjelljet e Hoffman, si gjestet e duarve, shkruajnë mediat e huaja

Kloni i quajtur Reid Al përdor teknologjinë e falsifikimit të të folurit dhe videove. Ai është në gjendje të përmbledhë një libër 333 faqe në një fjali të vetme.

Për Hoffman, një binjak dixhital do të thotë se ai mund të largohet pak nga disa prej përgjegjësive të tij dhe të argëtohet.

“Unë nuk jam dembel, por të kem dikë që e kryen punën në vendin tim, do të thotë që unë mund të shkoj të argëtohem”, tha miliarderi.

Kjo gjithashtu do të thotë se biznesmeni mund të shkarkojë detyra në klonin e tij me AI për të cilat ai “nuk kishte pasur kohë”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0