Mesazhe frymëzuese nga sipërmarrës të cilët kanë mundur paragjykimet

Mesazhe frymëzuese nga sipërmarrës të cilët kanë mundur paragjykimet


Këtë vit kemi folur për CEO dhe njerëz milionerë e miliarderë. Kemi folur për gjenitë që qëndrojnë prapa startupeve që kanë marrë financime më shumës se çdo pronar i një biznesi të vogël do të ëndërronte të kishte. Kemi dashur t’ju servirim këshillat më të mira, doza të forta frymëzimi, madje edhe sekrete nga suksesi i këtyre titanëve, që më parë ishin të pazbuluara.

E ndërsa përmbyllim 2015-ën, besojmë se është momenti për të folur pak për ata sipërmarrës që ndodhen ende në kufi me suksesin, të cilët zgjohen çdo mëngjes me shpresën se e sotmja do të sjellë hapin e ardhshëm të suksesit për të cilin kanë pritur kaq gjatë.

Zotëruesit e bizneseve të vogla kudo që ndodhen e kuptojnë se duhet të ecin kundër paragjykimeve për të mbijetuar, por sërish të përparojnë me ëndrrat e tyre. Këta lidera janë duke ngjitur shkallët e suksesit duke sfiduar me kreativitetin e tyre, duke punuar me orë të zgjatura dhe duke “ua qepur gojën” skeptikëve.

Sa më shumë i drejtohemi 2016, duhet të dini se nuk jeni vetëm; se puna juaj do të shpërblehet, ashtu siç po shpërblehet për këta sipërmarrës.

James Oliver, Jr.
CEO, WeMontage.com

• Zhgënjimi im më i madh në 2015-n është programi referues që ndërtova, nuk e dyfishoi trafikun online në website ashtu siç e kisha parashikuar; u rrit me vetëm 15%. Të dallohesh në një biznes online është e vështirë dhe e shtrenjtë. Unë dështova në rritjen e madhe që mendoja për këtë vit.

• Gjëja që më ka bërë më shumë krenar gjatë 2015 është se kam mbledhur më shumë kapital, pavarësisht mundimeve që kemi pasur me biznesin në 2014-ën. Na mbaruan paratë dhe skuadra ime hoqi dorë. Miqtë e ngushtë gjithashtu, mendonin se edhe unë duhet të hiqja dorë. Por nëse nuk hiqni dorë, dritat jeshile do të ndizen më në fund.

• I vetmi inkurajim që dua t’u jap sipërmarrësve të tjerë të rinj është se, ju jeni më të fortë nga ajo çfarë pandehni. Njihuni mirë me frikërat tuaja duke u mbështetur te to, dhe e lezeçmja e kësaj është se i pushtoni më pas ato. Kështu transformoheni në një qënie njerëzore e mrekullueshme, sypatrembur. Cili/a nuk do ta donte një gjë të tillë?

Heather Prattas
President & QueenBee, Baby-BeeHaven.com

• Zhgënjimi im më i madh në 2015-n është mosgjetja dhe sigurimi i partneriteteve strategjike për të cilat kisha shpresuar. Kam aplikuar për mundësi të ndryshme përfshirë edhe grante të shumëfishta dhe reality show, aka Shark TANK, por që nuk dhanë frytet e veta në 2015. Për disa mund të jetë një mundësi që kërkon kohë, por unë shpenzova shumë kohë dhe energji. Kjo është bota në të cilën ne sipërmarrësit jetojmë.

• Ajo gjë më bëri krenare gjatë 2015 është kompletimi i produktit tim të fundit dhe hedhja e tij në treg. Stenda jonë në ABC Expo ishte një sukses i madh dhe morëm shumë kontakte të besueshme të cilat shpresojmë t’i kthejmë në marrëveshje të qëndrueshme biznesi. Duke parë përgjigjiet pozitive më dhanë forcë që të vazhdoja të rrisja brandin tim. Nuk ka si takimet ballë-për-ballë.

• Inkurajimi apo këshilla e vetme që dua të jap për sipërmarrësit e tjerë është të kenë një plan biznesi zyrtar, gjithashtu edhe një plan të forcës punëtore. Ne tërhiqemi në mënyrë konstante nga shumë drejtime, por kjo ju ndihmon ju të jeni “në shina” dhe të arrini atë që kishit planifikuar brenda planit mbi baza javore ose mujore. Sa herë që kontrolloj planin javor, e di se jam duke iu afruar objektivave afatgjatë.

Kendra Kroll
CEO, portapocket.com

• Zhgënjimi im më i madh gjatë 2015-ës është refuzimi nga një kontakt i shitblerjes me pakicë kur udhëtova drejt New Yorkut për të dalë para audiencës së divizionit të tyre të femrave. Kisha patur më parë dy takime në zyrat e tyre qëndrore në Baltimore, por doja të takohesha më shumë me këtë skuadër që kisha targetuar, pasi mendova se do të do të ishte më shumë e prirur të shihnin vlerat dhe rëndësinë e asaj që bënim ne.

• Ajo gjë që më bën shumë krenare për 2015 është gjetja dhe përdorimi i atyre mjeteve që më ndihmuan të ndërtoj biznesin tim pa u mbështetur te të tjerët. Mjete si për shembull Canva për dizajn, Shipping Easy për shpërndarjen, Crowdfire për ndërtimin e llogarisë së Instagramit, ContentBLVD për të qenë në kontakt me Youtubers dhe tani AutoResponder Madness për të ndihmuar shkëmbimet. Kërkon kohë, durim, konsistencë, por përdorimi i mjeteve ndihmon pa masë.

• Inkurajimi i vetëm dhe këshilla ime që do doja t’u ofroja sipërmarrësve të tjerë është se, pavarësisht zhgënjimeve dhe pengesave, gjithmonë do të keni VETEN në fund të ditës. Kurrë mos harroni pse e nisët atë që nisët. Kishte dhe vazhdon të ketë një arsye. Ju jeni burimi më i mirë i vetes, dhe tifozi numër 1 i vetes suaj. Përdorni pasionin për të ecur përpara; mos u shqetësoni se si e shohin të tjerët vizionin tuaj. Ju mund t’ia dilni!

Ju urojmë më të mirat në këtë sezon festiv dhe shumë suksese për 2016!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0