Musk Zuckerberg

“Më dërgo lokacionin” – Musk dhe Zuckerberg bien dakord për t’u ndeshur në ‘një luftë kafazi’

Dy nga miliarderët e teknologjisë të profilit më të lartë në botë – Elon Musk dhe Mark Zuckerberg – kanë rënë dakord të ndeshen me njëri-tjetrin ‘në një luftë kafazi’.Musk postoi një mesazh në platformën e tij të medieve sociale në Twitter, se ishte “për një luftë në kafaz” me Zuckerbergun

Zuckerberg, shefi i kompanisë mëmë e Facebook dhe Instagram, Meta, më pas postoi një ‘screenshot’ të postimit të Musk-ut në Twitter me mbishkrimin “më dërgo lokacionin”.

“Historia flet vetë”, tha një zëdhënës i Meta-s për BBC.

Musk më pas iu përgjigj Zuckerbergut duke i thënë për lokacionin “Vegas Octagon”.

Octagon është poligon me rrethoja i përdorur për ndeshjet e Kampionatit Ultimate Fighting (UFC). UFC është i vendosur në Las Vegas, Nevada.

Lexo edhe : Elon Musk thotë se Inteligjenca Artificiale ka fuqinë për të shkatërruar civilizimin

Musk, i cili mbush 52 vjeç në fund të këtij muaji, gjithashtu bëri një postim tjetër në Twitter: “Kam këtë lëvizje të mrekullueshme që e quaj “The Walrus”, ku thjesht shtrihem mbi kundërshtarin tim dhe nuk bëj asgjë”.

“Unë pothuajse kurrë nuk stërvitem, përveçse i kap fëmijët e mi dhe i hedh lart”, shtoi ai.

Ndërkohë, 39-vjeçari Zuckerberg është trajnuar në Artet Marciale të Përziera (MMA) dhe së fundmi ka fituar turnetë në Jiu-Jitsu.

Debatet mes dy miliarderëve janë bërë virale derisa përdoruesit po flasin se kush do ta fitonte ndeshjen.  nypost

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0