Mbërrin aplikacioni ChatGpt Voice - Business Magazine Albania

Mbërrin aplikacioni ChatGpt Voice

OpenAI, kompania e cila zhvillon ChatGpt dhe ditët e fundit shkarkoi dhe më pas rivendosi në krye CEO-n e saj, Sam Altman, ka qenë në titujt kryesorë të gazetave.

Organizata jofitimprurëse ka nxjerrë ChatGpt Voice, një aplikacionin shtesë e smartphone-ve, që shihet si një konkurrent i drejtpërdrejtë i Google Assistant, Alexa dhe Siri-t.

Aktualisht, aplikacioni ofron mundësinë e përdorimit të IA-së me zë, marrjen e përgjigjeve vokale, siç ndodh tashmë me aplikacionet rivale.

Tani, ChatGpt Voice është i hapur për të gjithë, madje falas edhe për përdoruesit.

Ashtu si asistentët e tjerë zanorë, ju mund të ndërveproni me ChatBot përmes zërit.

Përditësimi është tashmë i disponueshëm për aplikacionin kryesor ChatGpt në telefonat Android dhe iOS.

Inteligjenca artificiale njeh automatikisht gjuhën që flisni, kështu që nuk do t’ju duhet të vendosni asgjë në aplikacion, por thjesht bëni pyetjen tuaj.

Zëri tingëllon shumë natyrshëm, pavarësisht se theksi është tipik anglo-sakson.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0