Kujdes: Si të Deklaroni Adresën e Aktivitetit Tuaj Ekonomik në e-Filing! - Business Magazine Albania

Kujdes: Si të Deklaroni Adresën e Aktivitetit Tuaj Ekonomik në e-Filing!

Vërejtje: Mosdeklarimi i adresës së ambientit ku ushtroni aktivitet do të konsiderohet kundërvajtje administrative sipas ligjit.

Administrata Tatimore njofton të gjithë tatimpaguesit që brenda datës 20 Tetor të deklarojnë në e-Filing informacionin mbi statusin e pronësisë së vendit/vendeve ku ushtrohet aktiviteti ekonomik, duke dorëzuar dokumentacionin përkatës (dokumentin e pronësisë, kontratën e qirasë, etj.).

Ky informacion është i nevojshëm për përllogaritjen e saktë të Tatimit në Burim dhe për përgatitjen e Deklaratës së të Ardhurave Personale për individët subjekt deklarimi.

Depozitimi ose përditësimi i këtyre të dhënave në llogarinë personale e-Filing duhet të kryhet nga çdo tatimpagues (NIPT), për adresën kryesore dhe ato sekondare, duke ndjekur këto hapa:

  1. Klikoni në seksionin “e-Filing Im”.
  2. Zgjidhni “Profili Im” nga lista.
  3. Në seksionin në të majtë, “Detajet e Tatimpaguesit”, klikoni “Adresa”.
  4. Klikoni logon e shtëpizës në seksionin “Adresa Kryesore”.
  5. Plotësoni të dhënat në “Detajet e objektit ku ushtrohet aktiviteti” dhe ngarkoni dokumentin e pronësisë ose kontratën e qirasë.

Udhëzimet e detajuara për hapat që duhet të ndiqni gjenden në dokumentin “Manual i Plotësimit të Detajeve” (Tatimi në Burim, Udhëzimi për Tatimpaguesit).

Tatimet kujtojnë se ky informacion duhet plotësuar për çdo njësi biznesi, qoftë NIPT kryesor apo sekondar.

Depozitimi i të dhënave të mësipërme bazohet në kërkesat e Ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në RSH” i ndryshuar, neni 23, pika 1, dhe të Ligjit nr. 87/2019 “Për Faturën dhe Sistemin e Monitorimit të Qarkullimit”, i ndryshuar.  monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0