Çfarë fshihet pas ngritjes së furishme të argjendit në 2025? - Business Magazine Albania

Çfarë fshihet pas ngritjes së furishme të argjendit në 2025?

Çmimi i argjendit ka arritur nivelin më të lartë që nga viti 2012, duke ngjallur spekulime se mund të tejkalojë rekordin historik prej gati 50 dollarësh për ons të arritur në prill të vitit 2011. Me kërkesën industriale që po rritet, ofertën që po tkurret dhe interesin në rritje nga investitorët, shumë analistë mendojnë se jemi në fazat e para të një rritjeje të fuqishme të këtij metali të çmuar. Por, a është ky vetëm fillimi?

Rritja e fortë e argjendit: Një rikthim i shumëpritur?
Argjendi ka njohur një rikthim të fortë në skenën globale të investimeve, duke u ngjitur këtë javë në afër 37 dollarë për ons, niveli më i lartë në 13 vitet e fundit. Vetëm në dhjetë ditët e para të qershorit, çmimi i tij është rritur me 10%, duke tërhequr vëmendjen e investitorëve anembanë botës.

Kufiri simbolik prej 50 dollarësh po shihet gjithnjë e më shumë si një objektiv realist, teksa kushtet teknike dhe makroekonomike po bashkëveprojnë në favor të këtij metali.

Argumentet për një cikël të ri rritës
Një sërë analistësh dhe ekspertësh të tregjeve financiare në Wall Street po mbështesin idenë se argjendi është në fazat e hershme të një tregu të ri rritës afatgjatë. Strategu makroekonomik i Crescat Capital, Otavio Costa, vuri në dukje se historikisht argjendi ndjek performancën e arit, duke filluar me vonesë por më pas duke e tejkaluar atë në fitime.

Raporti ar-argjend, që tregon se sa ons argjendi nevojiten për të blerë një ons ari ka rënë ndjeshëm, duke u larguar nga nivelet historike afër 100. Kjo lëvizje, sipas Costës, është vetëm fillimi, pasi kapitali po zhvendoset gradualisht nga ari në argjend dhe më pas në aksionet e kompanive minerare në fazë të hershme.

Edhe analisti teknik i Bank of America, Paul Ciana, theksoi se arritja e rekordeve të reja është brenda mundësive, pasi momentumi dhe pozicionimi i tregut nuk janë ende të tejzgjatura. Nga ana tjetër, investitori makro Rashad Hajiyev parashikon se çmimi mund të shkojë deri në 60 dollarë për ons, bazuar në historinë e rritjeve të mëparshme dhe në nivelin aktual të raportit ar-argjend.

Pse argjendi dhe pse tani?
Argjendi nuk po tërheq vëmendjen vetëm si një aset për mbrojtje ndaj inflacionit, por edhe për rolin gjithnjë e më të rëndësishëm në industrinë moderne, veçanërisht në sektorin e energjisë së pastër.

Në muajt e fundit, interesimi për argjendin si alternativë monetare është rritur për shkak të pasigurive në menaxhimin e borxhit federal të SHBA-së. Instrumente tradicionale si bono thesari dhe dollari amerikan nuk po ofrojnë më të njëjtin nivel sigurie. Ndërkohë, ari ka fituar mbi 25% këtë vit, duke u bërë klasa e aseteve me performancën më të mirë në 2025 – dhe shumë analistë presin që argjendi të ndjekë të njëjtën rrugë.

Lexo edhe: Si vendosi AI cilat dosje të vrasjes së John F. Kennedy të publikoheshin

Por ajo që e veçon këtë cikël nga të tjerët është kërkesa industriale e jashtëzakonshme. Argjendi është ndër materialet më efikase për përcjelljen e energjisë elektrike, çka e bën të pazëvendësueshëm në prodhimin e paneleve diellore, automjeteve elektrike dhe mikroelektronikës.

Instituti i Argjendit thekson se kërkesa për këtë metal në industrinë diellore është rritur ndjeshëm – nga 12% e kërkesës totale në vitin 2022, në 25% në vitin 2024. Deri në vitin 2030, projektohet që kërkesa vjetore për aplikimet diellore të arrijë në 370 milion ons, nga 220 milion që është aktualisht.

Sipas Katusa Research, tregu aktual paraqet të gjithë sinjalet që Warren Buffett ka cilësuar si tregues kyç për një rritje të fortë të argjendit: një deficit i thelluar në furnizim, prodhim i qëndrueshëm dhe rezerva të ulëta në magazinim.

Çfarë mund të shkojë keq?
Nëse shqetësimet ekonomike dhe gjeopolitike që kanë dominuar vitin 2025 fillojnë të qetësohen, interesimi për argjendin si aset mbrojtës mund të zbehet. Nëse administrata Trump ndërmerr hapa të besueshëm për të frenuar deficitin buxhetor, bonot e thesarit mund të rifitojnë besimin e investitorëve, duke i dhënë më shumë peshë dollarit dhe duke ulur kërkesën për metale të çmuara.

Megjithatë, kërkesa strukturore për argjend, veçanërisht nga sektorët e automjeteve elektrike dhe energjisë së pastër, pritet të vijojë. Kjo mund të krijojë një bazë të qëndrueshme për mbështetjen e çmimeve, edhe nëse dinamika e investimeve monetare dobësohet.

Tregu i argjendit po përjeton një moment historik, i ndikuar nga faktorë të shumëfishtë, që nga pasiguritë fiskale dhe monetare në SHBA, deri te shpërthimi i kërkesës industriale nga sektori i energjisë së pastër. Me çmimin që po ngjitet drejt rekordeve të reja dhe interesin e investitorëve që po rritet dita-ditës, pyetja nuk është më nëse argjendi do ta thyejë rekordin e 2011-s, por kur.

Euronews.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Dallimi mes një fitimtari dhe një humbësi është që fitimtari ngrihet një herë më shumë.”
— Jack Ma
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0