Pallatet në Shqipëri kanë pasur gjithmonë një sfidë të përbashkët, kush kujdeset realisht për to? Kush e mban shkallën pastër, ashensorin funksional dhe ndërhyrjet në kohë?
Për këtë, Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, prezantoi ligjin e ri për bashkëpronësinë, i cili ndryshon rrënjësisht mënyrën se si menaxhohen ndërtesat kolektive në vend.
View this post on Instagram
Ky ligj fuqizon rolin e administratorit të pallatit, duke e pajisur për herë të parë me NIPT, çka i jep atij të drejtën të lëshojë fatura të fiskalizuara, të cilat njihen ligjërisht si tituj ekzekutivë, pra detyrime që mund të ekzekutohen nëse nuk paguhen.
Një risi që synon të vendosë rregull, përgjegjësi dhe disiplinë në ndërtesat kolektive, ku shpesh kontributi i përbashkët është i munguar, e mirëmbajtja mbetet barrë e kujtdo dhe e askujt njëkohësisht.
Por nuk ndalet me kaq.
Ligji përcakton qartë rolet e Asamblesë së banorëve, që vendos për tarifat dhe investimet në komunitet, dhe të Kryesisë, që kontrollon në mënyrë transparente veprimet e administratorit.
Roli i administratorit përfshin:
-Mirëmbajtjen teknike dhe fizike të objektit,
-Përditësimin e Librit të Bashkëpronësisë,
-Certifikimin nga bashkia,
-Raportimin financiar, dhe
-Zbatimin e standardeve të administrimit.
Po ashtu, rregullohet përdorimi i fondit rezervë, mënyra e menaxhimit të hapësirave të përbashkëta, si dhe të drejtat e qiramarrësve. Bashkia, nga ana e saj, bëhet mbikëqyrëse për mënyrën si funksionon e gjithë kjo strukturë.
Sipas Maznikut, qëllimi është të rritet përfshirja e qytetarëve, duke i nxitur jo vetëm të kërkojnë të drejtat e tyre, por edhe të kontribuojnë në mënyrë të drejtë dhe të rregullt në mirëmbajtjen e përbashkët.
Duket si një hap përpara në qytetari urbane. Por…
Duket si një hap përpara në ndërtimin e një kulture të re urbane dhe qytetarie aktive.
Por sa gati janë banorët të pranojnë rregullin, transparencën dhe përgjegjësinë në pallatet ku jetojnë?
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.