Kompania Meta do të shkurtojë 10 mijë vende pune - Business Magazine Albania

Kompania Meta do të shkurtojë 10 mijë vende pune

Meta, kompania ombrellë që zotëron rrjetin social Facebook do të shkurtojë 10, 000 vende pune, thuajse njësoj sa vitin e shkuar, kur nisi për herë të parë largimin e punonjësve. Njoftimi vjen në një kohë kur pasiguritë mbi ekonominë globale po godasin rëndë sektorin e teknologjisë.

Kompania njoftoi në nëntor shkurtimin e 11, 000 vendeve të punës, që atë kohë përbënin rreth 13% të personelit.

Përveç shkurtimeve, kompania Meta njoftoi të martën se nuk do të plotësoje 5,000 pozicione të hapura pune. “Do të jetë e vështirë, por nuk ka rrugë tjetër”, tha drejtori ekzekutiv i kompanisë”, Mark Zuckerberg.

Kompania Meta dhe kompani të tjera të teknologjisë kishin rritur ndjeshëm punësimet për një periudhë së paku 2 vjeçare, por në muajt e fundit kanë filluar të largojnë nga puna punonjësit e tyre.

Edhe pse niveli i punësimit në Shtetet e Bashkuara vijon të jetë i lartë, shkurtimet kanë goditur rëndë disa sektorë.

Në fillim të muajit shkurt, Meta regjistroi rënie të fitimeve. Të martën, kompania tha se do të ulë punësimet dhe në fund të prillit do të bëjë shkurtime tek personeli i teknologjisë, ndërsa në maj tek ai i biznesit.

Mark Zuckerberg ka investuar dhjetëra miliona dollarë për ndërtimin e hapësirës virtuale tredimensionale, Metaverse dhe ndryshoi emrin e kompanisë nga Facebook në Meta, duke sinjalizuar se Facebook-u do të kishte një fokus të ri. Metaverse mendohet se do të jetë zhvendosja e madhe digjitale e së ardhmes – një hapësirë tredimensionale, ku njerëzit do të bëjnë pazar, do të luajnë dhe do të shkojnë në koncerte.

“Siç e kam përmendur edhe më parë, që ky të jetë një vit i efektshëm, do duhet të shkurtojmë vende pune, kjo do të na ndihmojë të ndërtojmë një kompani lineare dhe teknike, por edhe të përmirësojmë ecurinë e biznesit për të përmbushur vizionin tonë afatgjatë”, tha Mark Zuckerberg,

Edhe në shtete të tjera amerikane, kompani të ndryshme të teknologjisë po shkurtojë shpenzimet.

Këtë muaj, kompania Amazon, me seli në Siatëll, ndërpreu përkohësisht punën për ndërtimin e selisë së saj të dytë në Virxhinia, pas numrit më të lartë të pushimeve nga puna në historinë e kompanisë dhe ndryshimit të qasjes mbi punën nga shtëpia të personelit të saj.

Reuters

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0