Ja cilët do të jenë gjysëmfinalistët e "Do you have an idea?" - Business Magazine Albania

Ja cilët do të jenë gjysëmfinalistët e “Do you have an idea?”


Business Magazine pas çdo puntate të “Do you have an idea?” ka bërë një artikull përmbledhës për pjesëtarët e jurisë, idetë që merrnin pjesë dhe ato që kanë kaluar në fazën e gjysëmfinaleve.

Në këtë artikull po iu rikujtojmë edhe një herë të gjitha idetë që kanë kaluar në gjysëmfinale puntatë pas puntate, të cilat do të konkurojnë me njëra tjetrën.

Gjatë puntatës së parë kaluan:

  1. Zhaklina Istrefi dhe Edlira Shima me idenë e tyre “Blancheur”, e cila konsiston në një lavanderi me xhetona përballë konviktit të Inxhinierisë së Ndërtimit.
  2. “Elektrolizer” e prezantuar nga Ajet Halili, një projekt modest me anën e të cilit përfitohej gazi i hidrogjenit, ekologjike ndaj mjedisit, për prodhimin e energjisë elektrike.
  3. Ejona Zaimaj, e cila ka themeluar Amalthia”, një fermë me dhi në Durrës, me kapacitet 1800 krerë. Qëllimi i saj ishte hapja e një dyqani fizik për të shitur produktet e saj dhe ndërtimi i një laboratori me teknologji bashkëkohore për prodhimin e ushqimit me parametra të duhur për kafshët e fermës.

Gjatë puntatës së dytë kaluan:

  1. Idea e vëllezërve Valentin dhe Kastriot Ndoji, që konsistonte në një sistem të ri ngrohje me anën e tharjes së peletave duke qenë më ekonomik dhe më ekologjik se sistemet e tjera të ngrohjes.
  2. Emiland Skora me projektin “Organic Farming”, i cili konsistonte në ndërtimin e një ferme organike për prodhimin e bimëve medicinale në Shqipëri.
  3. “Smart Trash”, idea e prezantuar nga Martin Merberi konsistone në një kosh plehrash, i cili do të bënte ndarjen e mbeturinave në mënyrë automatike.

Gjatë puntatës së 3 kaluan:

  1. Ardit Gabani dhe Arnold Dema me projektin “In Tirana”. “In Tirana” është një aplikacion mobile, ku mund të marrim informacione mbi eventet kulturore në Tiranë si dhe porositjen e biletave online në kinema, teatro, festivale etj.
  2. Ideja e prezantuar nga Stela Toska ishte “Creativity Zone”, e cila konsistone në artin e pikturimit në tjegull, dru, gur dhe qeramikë.
  3. NeoCharger” u prezantua nga Elton Saliaj, e cila propozon karikimin e baterive të celularëve Smartphone në lokale.

Gjatë puntatës së 4 kaluan:

  1. Idea e prezantuar nga Shpresa Tresi. Ajo ishte një sipërmarrëse, e cila kërkonte të krijonte një brand “Made In Albania” me produktet që prodhonte, të tilla si jorganë, çarçafë, këllëfë etj.
  2. “Albanian Adventure Resort”, idea e prezantuar nga administratorja Blerina Ago, është projekti më i ri i nisur prej Federatës Shqiptare të Rafting. AAR shtrihet në hapësirën e një ish-reparti ushtarak të amortizuar, mes natyrës së paprekur dhe fare pranë kanioneve të Osumit. Aspekti ekologjik dhe risia që sjell AAR për zonën, u vlerësua dhe me çmimin ndërkombëtar Green Apple Award (Tetor 2015), mes 500 projektesh të tjera në të gjithë botën.
  3. Idea e prezantuar nga Eldi Zebeli, konsistonte në “Punime me makram”. Synimi i tij ishte krijimi i një brand-i për këto punime si p.sh. krijimi i bizhuterive të punuara me dorë, të cilat realizoheshin me penj dhe materiale të tjera të thjeshta.

Gjatë puntatës së 5 kaluan:

  1. Idea e prezantuar nga Sadi Lika, e cila konsistonte në shitjen dhe dhënien me qera të biçikletave elektrike në qytetin e Durrësit.
  2. Idea e prezantuar nga Alfonso Hoxhallari. Ai kërkonte mbështetje financiare për biznesin e tij “Nurse Express”, e cila konsistonte në një shërbim infermierie 24 orë në shtëpi.

Gjatë puntatës së 6 kaluan:

  1. Idea e prezantuar nga Hajre Dervishi, e quajtur Artizane të natyrës, kishte të bënte me prodhimet natyrale artizanale kozmetike dhe ushqimore tërësisht shqiptare.
  2. Olgert Elezi me idenë e tij “My ProCare”, që konsistonte në një byrzylyk, i cili shërbente për matjen e parametrave jetësorë, si rrahjet e zemrës, presionin e gjakut, matja e pulsit etj.

Gjatë puntatës së 7 kaluan:

  1. Geldi Belba dhe Klaudio Imeraj me idenë e tyre “Share Albania”, një platformë për promovimin e Shqipërisë.
  2. Idea e prezantuar nga Aurel Hasani “Urban Line”, që konsistonte në një aplikacion, i cili bënte llogaritjen e kohës që i duhet urbanit për të arritur në stacion, vendodhjen e tij, si dhe ku ndodhen stacionet përkatëse për çdo autobus.

Gjatë puntatës së 8 kaluan:

  1. Life on a boat (jeta në një varkë)”, idea e prezantuar nga Genta Ahmeti, konsistonte në një projekt artizanal për ndërtimin e varkave prej druri. Këto varka do të shiteshin apo do të jepeshin me qera. Genta gjithashtu donte të ndërtonte muzeun e parë të detarisë në Shqipëri.
  2. Pezana Rexha me idenë e saj “Pana – Storytelling furniture”, një projekt me një domethënie shumë të madhe, një kompani e cila ka bërë të mundur të fusë shumë faktorë në të njëjtin sistem, ku prodhojnë mobilie tërësisht unike dhe ekologjike nga druri i vjetër që përdoret për ndërtim, paletat dhe mobiljet e vjetra. Pezana ka të punësuar persona nga grupe të margjinalizuara, si romët, pensionistët, fëmijët jetimë etj.“

Gjatë puntatës së 9 kaluan:

  1. Idea e Gentian Suçi dhe Reald Biba. Idea e tyre ishte për të prezantuar një lojë të re, një lojë strategjike të quajtur “Epoka e Skënderbeut”. Qëllimi i lojës është pushtimi dhe menaxhimi i territoreve. Ajo do të ishte një lojë e bërë në shqip dhe me një tematikë shqiptare siç është heroi ynë kombëtar, Skënderbeu.
  2. Idea e prezantuar nga Suela Hornalli ishte “Sana Vita (për një jetë të shëndetshme)” për qytetin e Korçës. Ky projekt është ndërtuar për ata që kanë nevojë për shërbime shëndetësore në shtëpinë e tyre.

Gjatë puntatës së 10 kaluan:

  1. Unë krijoj” idea e prezantuar nga Fjorza Mullaji, konsistonte në krijimin e bizhuterive artizanale me gurë natyrale dhe minerale.
  2. Xhendris Ismaili me projektin e tij “Albanian ICT Academy”.  “Albanian ICT Academy” është e para qendër robotike dhe makerspace e krijuar në Shqipëri, me synimin edukimin e fëmijëve dhe të rinjve në fushën e ICT, robotikës dhe teknologjive inovatore.

“Do You Have an Idea?”  i jep mundësi të gjithë atyre që kanë qëllim për t’i shërbyer njerëzve në nevojë apo t’ua lehtësojnë jetën, që të vijnë në program, ta paraqesin idenë e tyre përballë jurisë dhe të marrin fondin e nevojshëm për të bërë realitet planin e tyre të biznesit.

Business Magazine Albania ju fton që të merrni pjesë në këtë format televiziv për të ndarë me të gjithë idenë tuaj inovative të biznesit. Ndiqni puntatat e gjysëmfinaleve të “Do you have an idea?” duke filluar që të Enjten më datë 18 Maj në Vizion Plus.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0