Ja cilat ishin idetë më të mira të prezantuara këtë të Enjte në "Do you have an idea?" » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 06/05/2017

Ja cilat ishin idetë më të mira të prezantuara këtë të Enjte në “Do you have an idea?”

Share
nga Anerola Torollari
Maj 06, 2017
Studied at Faculty of Science, Content Editor Biznesi at Business Magazine
lexo me teper >

Vazhdon seria e transmetimit të emisionit televiziv “Do you have an idea?” në Vizion Plus nën prezantimin e Turjan Hyska, i cili ka si qëllim promovimin dhe mbështetjen e ideve inovative të biznesit. Pesë ide të reja u prezantuan edhe këtë herë para një jurie të përbërë prej 5 emrash që shënojnë histori suksesi në botën e sipërmarrjes në Shqipëri.

Këtë të Enjte pjesë e jurisë ishin:

1. Dritan Mezini është themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë “DM Consulting Services” në Shqipëri dhe Kosovë. Me një përvojë të pasur mbi 20 vjet, Z. Dritan Mezini sjell ekspertizë të jashtëzakonshme në fushën e menaxhimit të IT, menaxhimit të projekteve, komunikimit, burimeve njerëzore dhe analizën e proceseve në biznes. Ai është një ekspert i përfshirë gjatë në industri globale komplekse të ndryshme dhe në nisma biznesi shumë miliona dollarëshe. Dritan Mezini është diplomuar nga Universiteti i Tiranës në degën e Shkencave të Teknologjisë së Informacionit dhe Shkencave Kompjuterike. Ai gjithashtu mban dy diploma Master  – në Administrim Biznesi me koncentrim në Menaxhimin e Sistemeve të Informacionit nga Universitetin i Illinoisit Perëndimor në Macomb, IL, SHBA dhe në Menaxhimin e Projekteve nga Keller Graduate School of Managment, në DeVry University of Chicago, IL, SHBA. Ai gjithashtu është themelues i portalit  Duapune.com,i cili është realizuar si një pikë takimi e kërkesave dhe ofertave të tregut të punës, ku punëkërkuesit dhe punëdhënësit gjejnë njeri-tjetrin. Duapune.com i krijon punëkërkuesit një mundësi më tepër, për të bërë të njohur eksperiencën, kualifikimet dhe interesin e tyre për punë. Duapune.com i vjen në ndihmë të gjithë kompanive punëdhënëse për të publikuar ofertat e tyre të punës. Ju mund të përfitoni nga baza e të dhënave e CV-ve për të zgjedhur kandidatët e dëshiruar.

2. Gladiola Dona është themeluese e “Akademisë së turizmit dhe mikëpritjes”.  “HOSPITALITY & TOURISM Academy” është një qendër profesionale për të rinj ambiciozë në fushën e Hoteleri Turizmit. E liçensuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, qendra trajnon dhe certifikon profesionistë barman, kamarier, recepsionistë, hotelier, menaxher, hostess, agjent udhëtimesh, menaxher eventesh dhe bufe etj. Një shërbim tjetër i kesaj akademie është “Start-up“, një paketë në ndihmë të sipërmarrësve të rinj që planifikojnë të hapin një biznes në fushën e HORECA, që nga arredimi, oferta, marrëdhëniet me furnitorët, përzgjedhja e trajnimi i stafit, deri tek konsulenca për një periudhë kohe të caktuar deri sa biznesi të fillojë operimin e suksesshëm.

3. Bajram Muçaj është drejtori ekzekutiv i “Fondit Besa”, një ndër institucionet më të mëdha mikrofinanciare në Shqipëri, i cili i ofron individëve mikro kredi, të vogla dhe të mesme për të hapur, zgjeruar dhe zhvilluar aktivitete fitimprurëse. Në Mars të vitit 2012, “Fondi BESA” është nderuar në Gjenevë me çmimin “Century International Quality Era Award”, në shenjë mirënjohje “Për përkushtimin e veçantë ndaj cilësisë dhe përsosmërisë në fushën e kënaqësisë së klientit, Lidershipit, Planifikimit Strategjik dhe Standardizimit”. Në Prill 2012, Presidenti i Republikës së Shqipërisë e dekoroi Fondin BESA me “Medaljen e Mirënjohjes” me motivacionin “Për kontributin e dhënë në zbutjen e varfërisë, në nxitjen e vetëpunësimit dhe punësimit, nëpërmjet kreditimit të sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Shqipëri”. Në Dhjetor 2012, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë i akordoi Fondit BESA çmimin “Fondi Lider në Mbështetje Financiare për zhvillimin e SME-ve”. Me 74 zyra në të gjithë Shqipërinë, ata synojnë të jenë të pranishëm aty ku ka nevojë për zhvillim, duke i ofruar akses mijëra njerëzve, duke u përpjekur t’i mbështesin ata me shërbime financiare, duke krijuar lidhje ndërmjet klientëve dhe mundësive dhe duke kontribuar në një zhvillim më të madh ekonomik të vendit.

4. Arben Ndreka është themeluesi & CEO i kompanisë “Lufra”. Fabrika e përpunimit të qumështit “Lufra” nisi që në vitin 1992 dhe ka ardhur duke u përmirësuar që nga ajo kohë. Ka nisur si një punishte e thjeshtë, e improvizuar në një dhomë shtëpie, por gjithmonë ka përcjellë të njëjtën frymë dhe parime pune, të cilat kanë qenë shpërblyese me rritjen eksponenciale të kapaciteteve prodhuese, zgjerimit të gamës së produkteve dhe shërbimit të një tregu më të gjerë konsumatorësh në të gjithë Shqipërinë. Produktet e Lufra prodhohen me teknologji të përparuar bashkëkohore të certifikuar sipas ISO 22000: 2005.

5. Ilir Xhani është administrator i “Ixhem Shpk Parafabrikat”. Ixhem është kompania lider për prodhimin e sistemeve parafabrikate në Shqipëri. Ixhem, për shkak të kërkesave gjithnjë e në rritje për këtë lloj sistem ndërtimi dhe cilësisë së shërbimit është një kompani që njeh vetëm rritje. Fabrika e prodhimit Ixhem shtrihet në një sipërfaqe prej 5.500 m2 ku është instaluar një impiant modern për prodhimin e betonit me kapacitet 80 m3 në orë dhe me një magazinë 700 m2. Ixhem përdor teknologji bashkëkohore sipas standardeve europiane në prodhimin e elementëve parafabrikat të paranderur, duke filluar nga plintat parafabrikat, kollonat, trare të paranderur të llojeve dhe gjatësive të ndryshëm, soleta të paranderura të llojeve të ndryshme. Për më tepër Ixhem, përdor bazë të gjerë materialesh, ku përmendim inerte, çimento, çelik ndërtimi, kavo çeliku, adetivë për betone etj., të gjitha këto të cilësisë së lartë dhe pjesa me e madhe e importuar nga kompani që kanë emër në botë për këtë lloj tekenologjie. Veçanërisht në punimin e fasadave Ixhem përzgjedh materiale importi, kryesisht nga Europa, të cilat garantojnë ruajtjen për një kohë të gjatë të karakteristikave fizike dhe estetike të fasadës.

Si në çdo puntatë edhe këtë here 5 konkurentë prezantuan idetë e tyre përpara jurisë në një hark kohor prej 7 minutash secili. Në fund të çdo prezantimi anëtarët e jurisë bënin pyetje rreth produktit apo idesë së tyre.

– Elefteri Peçi ishte konkurentja e parë e puntatës së 9 dhe projekti i saj “Qumështi pa laktozë”  konsiston në prodhimin e një produkti të qumështit bio përpunuar pa laktozë, pasi shumë njerëz janë intolerantë ndaj laktozës sipas disa studimeve. Elefteria kërkon që ta sjellë këtë produkt edhe në Shqipëri. Ajo kërkonte bashkëpunim me një produktor të qumshtit për ta sjellë këtë produkt në treg. Arben Ndreka themeluesi i kompanisë “Lufra” i ofroi mbështetje për nxjerrjen e këtij produkti në treg.

– Ideja e dytë “Zyrë emigracioni për shërbime juridike me shtetin Helen në Tiranë” e prezantuar nga Anila Rezhda, konsistonte në hapjen e një zyre emigracioni për t’iu shërbyer shtetasve shqiptarë, të cilët jetojnë dhe punojnë në Republikën Helene. Ndryshimi që sjell në tregun shqiptar është se ata mund të marrin prokurë në Tiranë dhe t’u shërbejë shtetasve shqiptarë kudo që ata janë në Republikën Helene dhe e njëjta gjë ndodh po të marrin një prokurë në Republikën Helene. Zyra në Selanik dhe hapja e një zyre këtu në Tiranë ka për qëllim lehtësimin e procedurave në Republikën e Shqipërisë dhe atë Helene. Anila kërkonte investim për hapjen e një zyre në Shqipëri.

–Ideja e tretë u prezantua nga Gentian Suçi dhe Reald Biba. Ata kishin një kompani të quajtur “Alegria Event”, ku organizohen festa për fëmijë dhe për çdo lloj moshe. Ideja e tyre ishte për të prezantuar një lojë të re, një lojë strategjike të quajtur “Epoka e Skënderbeut”. Është një lojë që luhet dy deri në katër veta, e cila shtrihet mbi një hartë të shek XVI, ku përfshihet Ballkani dhe gadishulli i Italisë. Qëllimi i lojës është pushtimi dhe menaxhimi i territoreve. E kanë menduar këtë lojë pasi ka një mungesë lojrash të tilla në Shqipëri. Ajo do të ishte një lojë e bërë në shqip dhe me një tematikë shqiptare siç është heroi jonë kombëtar, Skënderbeu. Ata ishin të hapur për çdo lloj bashkëpunimi dhe partneriteti. Anëtari i jurisë Ilir Xhani u ofrua që të investonte kostot e prodhimit të kësaj loje. Dritan Mezini u ofroi një mënyrë investimi crowdfunding.

– “Ndihma plus ideja e katërt e prezantuar nga Keti Lame, konsistonte në një agjenci shërbimesh, e cila ofron shërbime pastrimi dhe ndërmjetësimi (për përkujdesjen e  fëmijëve dhe të moshuarve). Keti kërkonte promovim, publicitet dhe një ndihmesë për zgjerimin e agjencisë së saj.

– Ideja e pestë dhe e fundit e prezantuar nga Suela Hornalli ishte “Sana Vita (për një jetë të shëndetshme)” për qytetin e Korçës. Ky projekt është ndërtuar për ata që kanë nevojë për shërbime shëndetësore në shtëpinë e tyre. Ka si prioritet pacientët me sëmundje kronike, pacientët me lëvizshmëri të kufizuar si tetraplegjikë dhe paraplegjikë, pacientët me vështirësi në frymëmarrje si dhe kujdesin ndaj moshës së tretë. Ajo që Suela kërkonte është vënia në dispozicion e aparaturave të oksigjenimit dhe aparatura elektronike, pra të një baze materiale dhe bashkëpunim me kompanitë e sigurimit. Bajram Muçaj i Fondit Besa i ofroi një kredi me kosto fare të ulët.

Në fund të puntatës, vetëm dy prej ideve arritën të kalonin në fazën tjetër: “Sana Vita” e prezantuar nga Suela Hornalli dhe ideja e Gentian Suçi dhe Reald Biba me “Loja strategjike Epoka e Skënderbeut”.

Do You Have an Idea?” i jep mundësi të gjithë atyre që kanë qëllim për t’i shërbyer njerëzve në nevojë apo t’ua lehtësojnë jetën, që të vijnë në program, ta paraqesin idenë e tyre përballë jurisë dhe të marrin fondin e nevojshëm për të bërë realitet planin e tyre të biznesit.

Business Magazine Albania ju fton që të merrni pjesë në këtë format televiziv për të ndarë me të gjithë idenë tuaj inovative të biznesit. Ndiqeni puntatën e radhës të “Do you have an idea?” të Enjten në datën 11 Maj në Vizion Plus.

Evente

Hardh Fest 2017

Shtator 7, 2017
9:00 AM - Shtator 10 9:00 PM

Realiteti Virtual në web

Shtator 14, 2017
6 PM - 8:30 PM

Doing Business 2017

Shtator 28, 2017
në orën 09:00 - 29 Shtator Sep 29 në orën 20:00

Crypto Party Tirana

Shtator 30, 2017
10 AM - 8 PM