Illinois miraton një ligj i cili kërkon që prindërit të kompensojnë fëmijët ‘influencues’ - Business Magazine Albania

Illinois miraton një ligj i cili kërkon që prindërit të kompensojnë fëmijët ‘influencues’

Kur 16 vjeçarja Shreya Nallamothu nga qyteti Normal i Illionis kalonte kohën gjatë pandemisë nëpër platformat e rrjeteve sociale, ajo u bë gjithnjë e më e frustruar me numrin e fëmijëve që shihte të paraqitur në vlogjet familjare.

Ajo kujtoi videot e shumta në shtëpi në të cilat ajo dhe motra e saj ishin filmuar nga prindërit e tyre përgjatë viteve: duke hedhur hapat e tyre të parë, duke shkuar në shkollë dhe ato që ajo i quan “gjëra të tjera të sikletshme”.

“Jam shumë e lumtur që ato video qëndruan në familje. Më bëri të kuptoj se vlogimi familjar po sjell momente shumë private dhe intime në internet”, shtoi ajo, raporton CNN.

Nallamothu vitin e kaluar i shkroi një letër senatorit të shtetit të saj, demokratit Dave Koehler, duke i kërkuar atij që të konsideronte legjislacionin për të mbrojtur influencuesit e rinj.

Javën e kaluar, Illinois u bë shteti i parë që miratoi një ligj që vendos masa mbrojtëse për të miturit që shfaqen në videot në internet – dhe mënyrën se si kompensohen ata.

Guvernatori i Illinois, J. B. Pritzker, me 11 gusht nënshkroi një projekt-ligj, të frymëzuar nga letra e Nallamothu, duke përmirësuar Ligjin e Shtetit për Punën e Fëmijëve që do t’i lejojë adoleshentët mbi moshën 18 vjeç të ndërmarrin veprime ligjore kundër prindërve të tyre nëse shfaqen në videot e monetizuara të rrjeteve sociale dhe nëse ata nuk janë kompensuar siç duhet, e ngjashme me të drejtat që kanë aktorët e mitur.

Duke filluar nga 1 korriku i vitit 2024, prindërve në Illionois do t’u kërkohet që të lënë mënjanë 50 për qind të fitimeve për një pjesë të përmbajtjes në një fond mirëbesimi për fëmijën, bazuar në përqindjen e kohës që ata shfaqen në video.

Për shembull, nëse një fëmijë shfaqet në 50 për qind të videos, ai duhet të merr 25 për qind të fondeve, ndërsa nëse shfaqet në 100 për qind të videos, ai duhet të marrë 50 për qind të fondeve. Megjithatë, kjo vlen vetëm në skenarët kur fëmija shfaqet në ekran për më shumë se 30 për qind të vlogj-eve në një periudhë 12-mujore.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0