Finlandezët të parët në botë me bateri rëre - Business Magazine Albania

Finlandezët të parët në botë me bateri rëre

Në Finlandë, për herë të parë në botë, u krijua një bateri rëre, e cila mund të kontribuojë në zgjidhjen e një prej sfidave më të mëdha në energjinë e ripërtërishme. Kjo sfidë është se si të sigurohet një furnizim konstant me energji gjatë gjithë vitit.

Koncepti i baterisë është i thjeshtë  energjia elektrike e prodhuar nga burimet e ripërtërishme të energjisë shndërrohet në nxehtësi, e cila drejtohet në një enë me 100 tonë rërë. Me këtë rast, rëra nxehet deri në 500 gradë Celsius.

Temperatura në rërë mund të mbahet me muaj të tërë, ndërsa gjatë muajve të dimrit mund të përdoret për ngrohjen e objekteve rezidenciale dhe komerciale. Përveç kësaj, kjo siguron nxehtësinë e nevojshme në disa procese prodhimi.

Bota aktualisht mbështetet në lëndët djegëse fosile dhe shumica e baterive janë bërë nga litiumi, i cili është një burim i shtrenjtë dhe i pakët. Shfrytëzimi i tij sjell pasoja negative për mjedisin.

Bateritë, të cilat janë prodhuar në Finlandë, mund të përmbajnë qindra metra kub rërë dhe mund të vendosen nën sipërfaqen e tokës.

Por problemi është se ka gjithnjë e më pak rërë në botë. Nga ana tjetër, kompania Polar Night Energy, si krijuese e baterisë, pretendon se mund të përdoret rërë me cilësi të ulët ose materiale të ngjashme me rërën. bbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0