Facebook përsëri probleme, vidhen të dhënat e 30 milionë përdoruesve - Business Magazine Albania

Facebook përsëri probleme, vidhen të dhënat e 30 milionë përdoruesve


Facebook njoftoi të Premten se 30 milionë përdoruesë u prekën nga një sulm masiv i bërë publik dy javë më parë.

Reagimet në internet kanë qenë jashtëzakonisht negative.

Disa nuk mund të besojnë se pikërisht gjatë javës që kaloi, pasi Facebook lançoi produktin e vet – Portal – vjen dhe ky problem.

Lexoni: Facebook prezanton produktin e tij më të ri, Portal

Hashtagu #deletefacebook ka qenë një trend në përdorim që nga skandali i Cambridge Analytica në Mars, por për disa, lajmi i së Premtes vulosi gjithçka.

Të tjerët po tregojnë për faktin se Messenger Kids, aplikacioni i Facebook për biseda për fëmijët, nuk duhet të preket nga sulme të tilla, pasi këto do të ngrenë pyetje rreth përdorimit të tij nga fëmijët.

Disa të tjerë thjesht duan t’u kërkohet falje.

Me një sulm të tillë, disa po bëjnë thirrje që Zuckerberg të pushohet, pasi skandalet e tij skanë të mbaruar, megjithëse duke pasur parasysh se Zuckerberg ka shumicën e aksioneve dhe automatikisht dhe vendimin final në kompani, kjo është jashtëzakonisht e pamundur.

burimi: BI

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0