Doni të rrisni fëmijë elastikë?

Doni të rrisni fëmijë elastikë?


Elasticiteti përcaktohet si “kapaciteti për të rimarrë shpejt veten nga vështirësitë.”

Nuk është për t’u habitur që është karakteristikë e disa prej njerëzve më të suksesshëm. Është gjithashtu një tipar i domosdoshëm për të patur jetëgjatësi dhe sukses në disa prej specialiteteve më të vështira në ushtrinë amerikane.

New Task and Purpose (një faqe për pjesëtarët e ushtrisë amerikane) dhe Fatherly (një faqe për baballarët), një ish-komandant i forcave detare. Eric Greitens (tani një kandidat për guvernatorin e Misurit) ndan këshillat e tij për të rritur fëmijë më shumë elastikë, rregulla gjithashtu që aplikohen për këdo që do të rrisë rezistencën e tij /saj mendore.

1. Vendosni një shembull të mirë

Ashtu si çdo program tjetër vetërealizimi, rritja e elasticitetit kërkon demonstrimin e angazhimit. Dhe nëse shpresni të frymëzoni të tjerët, si fëmijët tuaj, është dyherë më e rëndësishme.

“Për të parafrazuar Ralph Waldo Emerson, çfarë bëni ju do t’u flasë më shumë fëmijëve të tu për atë që jeni se sa ajo që thoni,” thotë Greitens. “Nëse ata ju shohin të ngrini gjithmonë veten sa herë që rrëzoheni, kjo është sjellja që ata do të adaptojnë intuitivisht.”

2. Merrni përgjegjësi 

Përgjegjësia këtu lidhet me çfarëdolloj gjëje që ju mund të kontrolloni në jetën tuaj. Ka gjëra që mund të kontrolloni, sigurisht por kuptoni ndryshimin.

“Mësojuni fëmijëve të tu herët që të mos e anashkalojnë fajin dhe të mos krijojnë justifikime, por të marrin përgjegjësinë e veprimeve të tyre,” thotë Greitens.

3. Kërkoni t’u shërbeni të tjerëve

Përtej faktit se ndikon pozitivisht në botë, shërbimet ndaj të tjerëve theksojnë se jeta nuk është vetëm për një person (ty). Kjo ju ndihmon të jeni më empatikë.

“Fëmijët të cilët e dinë se ata kanë diçka për t’u ofruar të tjerëve,” thotë Greitens, “do të mësojnë gjithmonë se ata mund t’i japin formë botës rreth tyre për më mirë.”

4. Praktikoni përditë mirënjohjen

Kjo është një nga gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë nën çdo rrethanë.  Shprehja e mirënjohjes të tjerëve përmirëson performancën si lider dhe kornizon trurin tuaj që të vlerësoni gjërat që keni. Sepse, le ta themi, edhe në ditët tuaja më të këqija, mundësisht ju mund të keni më shumë gjëra se pjesa më e madhe e njerëzve në botë.

5. Lërini të tjerët të zgjidhin vetë problemet e tyre

Me siguri kjo nuk do të thotë t’i lini të tjerët të zhyten ose të ngecin, sidomos fëmijët e tu. Megjithatë, ka gjithmonë kaq shumë për të fituar që të mësojmë se si të zgjidhim problemet siç është zgjidhja vetë e tyre.

“Fëmijët e tu duhet të dinë se ju jeni gjithmonë aty për fëmijët e tu, dhe se ata mund të mbështetn te ju kur të kenë nevojë,” thotë Greitons. “Por jepuni atyre mundësinë të mësojnë të zgjidhin vetë problemet e tyre.”

6. Bëhuni një mentor, jo një shpëtimtar

Ndonjëherë gjëja më e mirë që mund të ketë ndodhur është të bësh një gabim dhe të jetosh me pasojat. Megjithatë gabimet që bëjmë kur jemi të vegjël kanë efekte jo afatgjata në krahasim me ato që bëjmë kur rritemi. Kështuqë sa më shpejt të mësojmë nga gabimet e vogla në rini, aq më mirë.

Mbi të gjitha, t’i lejoni fëmijët që të jetojnë pa u fshehur nga pasojat e zgjedhjeve që bëjnë mund të ketë një benefit tjetër. Ajo demonstron se gjërat janë rrallë aq keq sa mund të duken në fillim, dhe që diçka e mirë mund të vijë nga një e keqe.

7. Përqafojeni dështimin

Është gati një klishe ndërmjet sipërmarrësve, por dështimi është rekuizitë për suksesin. Askush nuk arrin asgjë të madhe në jetën e tij/saj nëse ka frikë të dështojë.

“Në dështim, fëmijët mësojnë se si të dalin nga fatkeqësitë dhe si të konfrontojnë frikërat. Duke reflektuar mbi dështimin, fëmijët fillojnë të korrigjojnë veten dhe përpiqen sërish me rezultate më të mira,” thotë Greitens.

8. Inkurajoni ndërmarrjen e riskut

Riskmarrja dhe dështimi shkojnë dorë-për-dore. Njerëzit që kanë frikë të humbasin atë pak gjë që kanë, kanë më shumë mundësi të mos arrijnë gjë më të madhe se ajo.

“Për të qenë dikush që ne nuk kemi qenë kurrë, duhet të bëjmë diçka që nuk e kemi bërë kurrë,” thotë Greitens.

9. Por kërkojeni autoritetin tuaj në pikat ku duhet

Greitens po shkruan për prindër të cilët duan të rrisin fortësinë e fëmijëve të tyre, por kjo është mundësisht e aplikueshme në çfarëdolloj situate në të cilën keni autoritet mbi veprimet e të tjerëve, si shef, trajner ose mentor.

“Jo çdo risk është një risk i mirë për t’u marrë,” thotë Greitens. Ndonjëherë ne të gjithë kemi nevojë për një person me më shumë ekspereincë dhe autoritet për të na treguar rrugën më të mirë.

10. Shpreheni dashurinë për njerëzit të cilët i doni

Njerëzit elastikë e dinë se ata mbështeten në dashurinë dhe kujdesin e të tjerëve në komunitetet e tyre. Një nga mënyrat më të mira për të riforcuar këtë është t’u shprehësh atyre njerëzve se si ndiheni.

Në fakt, kjo është një praktikë shumë e mirë pavarësisht se cilat janë objketivat tuaj të vetërealizimit. Duke bërë kështu i siguron ata dhe ju kujton ju rreth rëndësisë së marrëdhënieve tuaja.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0