10 degët e preferuara në tregun e punës, jo nuk është inxhinieria... - Business Magazine Albania

10 degët e preferuara në tregun e punës, jo nuk është inxhinieria e para

Cilat degë universitare janë më të preferuarat për punëdhënësit që punësojnë të sapodiplomuarit?

Sipas Winter 2026 Salary Survey të National Association of Colleges and Employers (NACE), që mbledhi përgjigje nga 150 organizata anëtare, kjo është lista e 10 degëve më të kërkuara dhe përqindja e kompanive që planifikojnë të punësojnë të sapodiplomuarit e secilës:

  1. Financa – 61.3%

  2. Inxhinieri Mekanike – 61.3%

  3. Shkenca Kompjuterike – 60%

  4. Kontabilitet – 58.7%

  5. Administrim Biznesi – 58.7%

  6. Inxhinieri Elektrike – 51.3%

  7. Shkencat e Informacionit dhe Sistemet – 48%

  8. Logjistikë / Supply Chain – 44.7%

  9. Marketing – 44%

  10. Burimet Njerëzore – 40%

Tregu i punës për të sapodiplomuarit ka qenë sfidues vitet e fundit. Në 2025, ekonomia amerikane shtoi vetëm 181,000 vende pune, shumë më pak se 1.46 milion vitin e kaluar. Shumë kompani po kufizojnë punësimet fillestare.

Megjithatë, NACE raporton se paga fillestare për të sapodiplomuarit parashikohet të rritet në shumicën e degëve kryesore. Për shembull, shkenca kompjuterike pritet të ketë një pagë mesatare prej 81,535 dollarë në vitin 2026, një rritje prej 6.9% nga viti 2025.

“Shumica e punëdhënësve planifikojnë të rrisin pagat, që është lajm i mirë duke pasur parasysh se numri i punësimeve për vitin 2026 pritet të qëndrojë i njëjtë,” tha Shawn VanDerziel, president dhe CEO i NACE.

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0