Si të reagoni kur dikush tregon mungesë respekti ndaj jush? 3... - Business Magazine Albania

Si të reagoni kur dikush tregon mungesë respekti ndaj jush? 3 hapa që funksionojnë

Të gjithë kemi qenë në një situatë të tillë  kur dikush thotë diçka të pahijshme ndaj nesh në punë dhe nuk dimë çfarë të themi. Pas disa minutash ose orësh, e kuptojmë se çfarë do duhej të kishim thënë dhe ndjejmë pendesë.

Lexo gjithashtu: Në 2026 nuk fiton ai që poston më shumë, por ai që mendon më mirë!

Michael Chad Hoeppner, trajner komunikimi, sugjeron tre hapa të thjeshtë për t’u mbrojtur dhe për të ruajtur qetësinë:

Praktiko si sportist

Siç një sportist stërvitet për situata të papritura, edhe ju mund të praktikoni të folurit me qetësi dhe siguri.

  • Qëndro drejt dhe i sigurt në qëndrimin tënd. Mendja jote duhet të jetë e qetë dhe e fokusuar.
  • Një ushtrim i thjeshtë, merr një top, hidhe kundër murit dhe kapje, ndërkohë që praktikon të flasësh ngadalë dhe qetësisht. Kjo të ndihmon të mësosh të ruash kontrollin edhe kur situata është e papritur.

Ndalo dhe merr kohë

Kur dikush ju surprizon me një koment të keq, përdorni fraza të thjeshta për të fituar pak kohë:

  • “Kam nevojë pak kohë për të menduar për atë që thatë.”

  • “Komenti juaj më befasoi, duhet ta mendoj pak.”

  • “Jam i befasuar, le të qëndroj me këtë për një moment.”

Merr kontrollin e situatës

Mos u përgjigj menjëherë me të njëjtin ton. Kthe bisedën tek puna:

  • “Le të kthehemi tek plani që kemi bërë…”

  • “Të rikujtojmë procedurat që po ndjekim…”

  • “Le të shohim procesin që na solli këtu…”

Duke përdorur këto tre hapa, mund të përballoni komentet e pahijshme pa humbur qetësinë dhe respektin ndaj vetes.

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0