Fjalët që i heqin pushtetin manipuluesve, përdore këtë taktike... - Business Magazine Albania

Fjalët që i heqin pushtetin manipuluesve, përdore këtë taktikë

Manipuluesit shpesh përfitojnë nga reagimet tona emocionale, konfuzioni ose ndjenja e fajit. Por sipas ekspertit të psikologjisë Shadé Zahrai, ekziston një frazë e thjeshtë që mund të ndryshojë ekuilibrin e pushtetit në biseda të vështira: “Kjo është interesante. Më trego më shumë.”

Lexo gjithashtu: Metin Ferati, 25-vjeçari nga Shkupi krijon aplikacionin e parë për përkthimin fjalë për fjalë të Kuranit

Kjo frazë funksionon sepse ju e pranoni atë që është thënë pa e sfiduar ose miratuar menjëherë. Ajo tregon se jeni duke dëgjuar, por nuk jeni prekur emocionalisht. Pjesa e dytë, “Më trego më shumë”, i detyron manipuluesit të shpjegojë logjikën ose arsyen pas deklaratës së tij. Në këtë mënyrë, shumë nga taktikat e tyre të manipulimit humbasin forcën.

Zahrai shpjegon se metoda funksionon për situata të ndryshme. Në rastin e gaslighting-ut, ku dikush ju bën të dyshoni tek kujtesa juaj, fraza ju lejon të kërkoni sqarime pa u mbrojtur menjëherë. Për fajësimin, ajo zhvendos fokusin tek arsyetimi i personit dhe jo tek ndjenja juaj e fajit. Ndërsa për trysninë subtile, ju ruani qartësinë e vlerave tuaja, duke mos u detyruar të pranoni diçka që nuk doni.

Eksperti thekson se manipuluesit varen nga reagimet emocionale. Sa më shumë që ju të ngadalësoni bisedën dhe të kërkoni kuriozitet, aq më shumë dobësohet ndikimi i tyre. Përdorimi i kësaj fraze thjeshtë, por të fuqishme, ndihmon të ruani qetësinë, të vendosni kufij dhe të drejtoni bisedën drejt fakteve dhe jo emocioneve.

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0