Këshilla e karrierës nga Warren Buffett: ‘Gjeni punën që do të bë... - Business Magazine Albania

Këshilla e karrierës nga Warren Buffett: ‘Gjeni punën që do të bënit edhe pa rrogë’

Warren Buffett, drejtuesi i Berkshire Hathaway, ndan një mësim jetësor që ai i ka dhënë edhe fëmijëve të tij: gjej punën që do të doje të bëje edhe sikur të mos fitonit asnjë rrogë. Kjo ide e tij është frymëzuar nga një ese e Ralph Waldo Emerson-it në vitin 1841, “Self-Reliance”, që thekson rëndësinë e të kuptuarit të potencialit tënd unik.

Lexo gjithashtu: Sekreti i vërtetë i të pasurve, jo sa fitojnë, por si i shpenzojnë paratë për lumturinë?

Buffett kujton se babai i tij nuk e detyroi kurrë të ndiqte karrierën e tij politike apo në bursë. Përkundrazi, ai i përsëriti një mesazh thelbësor: “Forca që qëndron brenda një njeriu është e re në natyrë, dhe vetëm ai e di se çfarë mund të bëjë, deri sa ta provojë vetë.” Kjo e frymëzoi Buffetin që të ndjekë pasionin e tij për investimet që nga fëmijëria. Ai bleu aksionin e tij të parë në moshën 11-vjeçare dhe nisi të ndërmerrte biznese të vogla, si shitja e çamçakëzit dhe shpërndarja e gazetave.

Buffett këshillon gjithashtu që njerëzit të rrethohen nga njerëz të cilët e respektojnë dhe duan të punojnë me ta. “Kushdo që ju rrethon ka ndikim të madh mbi rrjedhën e jetës suaj. Edhe nëse nuk merrni vendime të sakta për çdo gjë, drejtimi i përgjithshëm i jetës suaj do të ndikohet nga njerëzit me të cilët punoni dhe i admironi,” thotë ai.

Këshilla e Buffetit është e qartë, përpiqu të gjesh punën që të frymëzon, jo thjesht atë që sjell pagë. Kur e gjen këtë, puna nuk do të duket më si detyrim, por si një përkushtim me kënaqësi.

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0