Cila është arsyeja që punonjësit braktisin punën? - Business Magazine Albania

Cila është arsyeja që punonjësit braktisin punën?

Pse njerëzit largohen nga puna?

Ndërsa paga është ndoshta arsyeja kryesore, që shumica e njerëzve punojnë, nuk është më prioriteti kryesor i punonjësve, kur vendosin nëse do të qëndrojnë në punë apo do të largohen në kërkim të një pune të re.

Pra, çfarë është më e rëndësishme për punëkërkuesit në tregun e sotëm të punës? Ekuilibri punë – jetë është faktori kryesor për punonjësit e çdo gjenerate, sipas një raporti të ri nga The Muse, një platformë për zhvillimin e karrierës dhe kërkimin.

Midis të gjitha brezave në vendin e punës, Brezi Z (shpesh i përcaktuar si njerëz të lindur midis 1996 dhe 2012), vendos çmimin më të lartë për një ekuilibër të shëndetshëm punë-jetë, kur kërkon një punë të re. Nga ky grup, 60% thanë se ky ishte faktori më i rëndësishëm në vlerësimin e një mundësie të re pune, ndërsa 40% thanë se kompensimi ishte më i rëndësishmi.

Mijëvjeçarët (të lindur midis 1981 dhe 1996) dhe njerëzit e Brezit X (të lindur midis 1965 dhe 1980), shprehën gjithashtu një preferencë për një ekuilibër pozitiv të punës dhe jetës mbi të ardhurat, por me një diferencë më të vogël, sipas studimit.

“Pandemia bëri që shumë njerëz të kuptojnë se, jeta është shumë e shkurtër për të bërë diçka që e urreni”, tha për CBS MoneyWatch, themeluesja dhe CEO e The Muse, Kathryn Minshew.

Kultura toksike në vendin e punës

Por, më konkretisht, çfarë i shtyn punëtorët të heqin dorë nga puna?

Mjediset e pashëndetshme dhe jombështetëse të punës janë fajtori kryesor, zbuloi The Muse. Rreth 34% e të anketuarve thanë se, ndiheshin të shtyrë për të kërkuar një punë të re për shkak të kulturës toksike të punëdhënësit të tyre në vendin e punës.

Pak më shumë se një e katërta vuri në dukje fleksibilitetin e pamjaftueshëm nga drejtuesit ose politikat e dobëta të punës nga shtëpia. Arsyet e tjera përfshijnë rritjen e pushimeve nga puna dhe spektrin e humbjeve të ardhshme të vendeve të punës, rritjen e pagave dhe mungesën e diversitetit.

Midis brezave, mijëvjeçarët ishin më pak tolerantët ndaj vendeve toksike të punës, të ndjekur nga punëtorët e Brezit X.

Kur sondazhi u krye në shkurt 2023, tre të katërtat e gati 7,000 të anketuarve thanë se, planifikonin të kërkonin një punë të re gjatë 12 muajve të ardhshëm. Kjo është rritur 65% në 2022.
Lexo: WhatsApp mundëson shpëtimin e mesazheve që zhduken

Punonjësit presin “shumë më shumë”

Paga e mirë ka ende rëndësi. Por, ekuilibrin punë-jetë tani ka një avantazh të vogël mbi kompensimin, ku 3% më shumë të anketuar e konsideronin atë si prioritetin e tyre kryesor.

Në përgjithësi, 70% e të anketuarve thanë se, vlerësojnë ekuilibrin punë-jetë të një kompanie për të përcaktuar nëse përshtatet mirë për ta, e ndjekur nga 67% e të anketuarve, që e renditën pagën, si masën më të rëndësishme. Faktorë të tjerë, që punonjësit marrin parasysh në zgjedhjen e një punëdhënësi, përfshijnë:

59% — Mundësitë e të mësuarit dhe rritjes
59% — Kultura e zyrës dhe kolegët
58% — Përfitimet e punës
47% — Siguria e punës
41% — Drejtimi i kompanisë
Lexo: Kompanitë e teknologjisë pritet të raportojnë të ardhurat nga Inteligjenca Artificiale. Investitorët fokusohen tek fitimet

Të dhënat shtesë nga The Muse treguan se, vendet e lira të punës nga shtëpia, marrin tre herë më shumë aplikime sesa vendet e punës në zyrë.

Edhe pse gratë dhe burrat vendosin balancën punë-jetë në krye të listës, midis kritereve që përdorin për të vlerësuar një punë të re, më shumë punonjëse femra, ose 76%, e renditën atë si faktorin e tyre kryesor, krahasuar me 65% për burrat.

“Dikur ekzistonte një kuptim më i zakonshëm se, puna nënkuptonte ‘tregtimin’ e punës suaj për një rrogë,” tha Minshew.

“Ishte një transaksion shumë i drejtpërdrejtë dhe narrativa mbizotëruese ishte, që ju jepni kohën dhe përpjekjen tuaj, në këmbim të parave. Por gjatë viteve të fundit, ne kemi parë një bazë të gjerë punonjësish, që pret që punëdhënësit e tyre, të ofrojnë shumë më tepër.”  CBS News

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0