Çfarë ndodhi me turistët në Prill, u rritën apo u ulën? - Business Magazine Albania

Çfarë ndodhi me turistët në Prill, u rritën apo u ulën?

Hyrjet e shtetasve të huaj në territorin shqiptar, gjatë muajit Mars 2024, ka pësuar rritje të ndjeshme, duke arritur në rreth 565 mijë, ose mesatarisht rreth 18 mijë turistë në ditë. INSTAT raporton se ky numër është rritur me 47,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, që hynë rreth 384 mijë turistë të huaj.

Sipas publikimit të INSTAT, në muajin Mars rajoni me numrin më të lartë të turistëve që kanë hyrë në Shqipëri është ai Europës me rreth 540 mijë shtetas, pasuar nga Amerika me mbi 14 mijë, më pas renditet Azia Lindore dhe Paqësori, me 5.254 turistë.

Lexo: Prezantohet printeri 3D më i madh në botë. Nuk do ta besoni sa pak orë i duhen për të ndërtuar një shtëpi

Ndërsa në periudhën tremujore Janar-Mars, kanë hyrë mbi 1.5 milionë turistë të huaj, duke pësuar një rritje me 43% në krahasim me të njejtën periudhë të vitit të shkuar që ishin rreth 1 milion.

Të tre muajit e parë të 2024 kanë pësuar rritje të numrit të turistëve në krahasim me vitin 2023, duke i hapur kështu ‘siparin’ një sezoni turistik të mbarë, dhe me rritje të ndjeshme të numrit të turistëve, e cila pritet të arrijë deri në 40% më shumë turistë në krahasim me vitin e shkuar, ose thënë ndryshe nga 10 milionë në 14 milionë turistë. youtube

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0