Apple zhvillohet përtej iPhone! Vëmendja tek shërbimet - Business Magazine Albania

Apple zhvillohet përtej iPhone! Vëmendja tek shërbimet


Së fundi Apple ka publikuar raportin e tremujorit të Qershorit. Gjëja më interesante që ka rezultuar nga ky tremujor është fakti që iPhone nuk është më produkti më i rëndësishëm i Apple. Kjo do të thotë shumë, duke marrë parasysh që është produkti më i rëndësishëm që Apple ka patur ndonjëherë, duke e shndërruar kompaninë nga një prodhues kompjuterash në kompaninë e parë trilionë dollarëshe. Gjithashtu iPhone e bëri Apple një nga kompanitë më fitimprurëse në planet. Por me gjërat që po ndodhin së fundmi iPhone mesa duket po bie nga piedestali si produkti më i rëndësishëm. 

Lexoni: Apple do të lançojë një kartë krediti në Gusht

Ajo që ka ndodhur për herë të parë në shtatë vjet, është se iPhone përfaqëson më pak se gjysmën e shitjeve totale të Apple. Padyshim që iPhone është i rëndësishëm. Në fakt, iPhone akoma gjeneron të ardhura të mjaftueshme që, nëse do të ishte kompani më vete, do të renditej në 30 vendet e para të Fortune 500. Ajo gjithashtu përbën pjesën më të madhe të të ardhurave të Apple.

Problemi me iPhone nuk është se njerëzit po heqin dorë prej tyre dhe po blejnë pajisje Android, por përkundrazi pothuajse të gjithë kanë tashmë një smartphone. Ai treg është shumë i ngopur, që do të thotë se është bërë shumë më e vështirë që të vazhdohet rritja.

Ka shumë njerëz që nuk zotërojnë një iPhone, por kjo shpesh varet nga faktorë si çmimi dhe karakteristikat e produktit, me të cilat Apple nuk ka menduar kurrë që të konkurrojë me iPhone. Përkundrazi kompania është përpjekur të konkurojë me përvojën e përgjithshme të përdoruesit.

Kjo ka bërë që Apple të kthejë vëmendjen tek shërbimet dhe produkte të tjera.

Shërbimet

Apple tha se sektori i shërbimeve të tij pati një rritje prej gati 13% dhe tani përbën 20% të të ardhurave të kompanisë. Kjo do të thotë që një nga pesë dollarët e shpenzuar me Apple është për një subscription në iCloud, Apple Music, Apple News+ ose një blerje në App Store.

Gjithmonë ka pasur një dinamikë interesante midis shërbimeve të Apple dhe iPhone: nëse Apple ofron shërbime për të blerë një iPhone ose anasjelltas, mendohet që në të ardhmen shërbimet që Apple ndërton në pajisjet e tij po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme si një nxitës i rritjes.

Kjo do të bëhet edhe më e qartë kur shërbimi i ardhshëm i TV+ i Apple do të lançohet gjatë këtij viti. Sigurisht, streaming video është një tjetër treg gjithnjë e më i ngopur, por nëse Apple mund të përdorë impaktim e tij të madh dhe platformat që ofron, ka potencialin e duhur që të hyjë fuqishëm në këtë treg, ashtu siç bëri në muzikë.

Sektori i shërbimeve të Apple gjithashtu ndodh të jetë më fitimprurësi deri tani, që do të thotë se me kalimin do të bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për të ardhmen e kompanisë. Dhe pasi shërbimet e abonimeve do të rinovohen çdo muaj, ka më pak presion për të bindur njerëzit që të përditësojnë versionin e fundit të pajisjes më të re dhe ata tashmë janë regjistruar dhe po paguajnë 10 dollarët e tyre çdo muaj.

Pajisjet wearables

Në disa mënyra, Apple Watch është evolucioni natyror i iPhone. Në thelb Apple Watch ndodh të jetë produkti më i suksesshëm wearable, ndonjëherë.

Apple shet më shumë ora se çdo kompani tjetër, më shumë se të gjithë prodhuesit zviceranë të kombinuar së bashku. Dhe, përveç që është zgjatim logjik i iPhone tuaj, është bërë një pajisje më vete. Funksionalitetet shëndetësore janë më të mirat na treg dhe është ndoshta pajisja më e mirë e produktivitetit që mund të blini. Ndodh gjithashtu të kemi një treg shumë më të madh të pashfrytëzuar sesa iPhone, që do të thotë se është një pajisje shumë më e rëndësishme për suksesin e Apple.

Mac dhe iPad

Ka kaluar disa kohë që Mac ishte produkti më i rëndësishëm i prodhuar nga Apple dhe iPad ka pësuar një rritje edhe më të shpejtë. Apple e ka bërë të qartë që dëshiron ta pozicionojë iPad-in si të ardhmen e punës krijuese dhe duket se përdoruesit kanë filluar të kapen pas tij. Apple është përfolur se do të prezantojë dy modele të reja iPad gjatë këtij viti dhe vazhdon të tërheqi vëmendjen tonë me gjërat e reja që sjell vazhdimisht.

Lexoni: IPhone-i juaj mban një listë të detajuar të çdo vendi ku shkoni — ja si mund ta ndaloni këtë

Të ardhurat nga shërbimet përfshijnë para që vijnë nga sofware si App Store, shërbimi i transmetimit Apple Music, politika e sigurimit Apple Care, Apple Pay dhe biznesi i reklamave të Apple për App Store.

Cook tha se biznesi i shërbimeve me shumë mundësi do të dyfishohej në 50 miliardë dollarë vitin e ardhshëm nga ku ishte në vitin 2016. Apple gjithashtu krenohet me 420 milionë abonime të paguara nëpër shërbimet e saj të ndryshme dhe është optimist se do të arrijë gjysmë miliardë deri në vitin 2020. Cook ka deklaruar gjithashtu se shërbimet e reja që do te vijnë në të ardhmen do të kenë po të njëjtin sukses duke pasur shumë subscribers.

Në përgjithësi, këto tregojnë një kompani në vazhdimësi të zhvillimit të një ekosistemi që shkon përtej iPhone. Titanët e tjerë të momentit, Microsoft dhe Amazon, kanë zhvilluar një strategji të ngjashme. Microsoft ndaloi të mbështetej në Windows si produktin kryesor të të ardhurave të saj, duke u zhvilluar në cloud dhe duke përhapur aplikacionet e saj të njohura të Office në platforma të tjera.

Amazon, ndërkohë, bëri një hap më herët për të shitur pajisjet e saj hardware dhe për të sjellë të ardhura nga shërbime si Prime, e-books, Audible dhe shërbime të tjera abonimi.

Që kjo të funksionojë në planin afatgjatë, Apple duhet të bëjë një përpjekje serioze për të arritur përdoruesit e Android

Ekzistojnë disa lajme të këqija edhe për Apple, që është se të gjitha kategoritë e mëdha të të ardhura të saj janë ende të varura nga iPhone.

Shumica e përdoruesve të Apple Music janë gjithashtu pronarë të iPhone. Kushdo që përdor Apple Pay, Apple Care dhe App Store do të duhet të zotërojë një pajisje të Apple. Edhe pajisjet si Apple Watch dhe AirPods janë të lidhura me iPhone.

Pra, nëse Apple dëshiron që këto kategori të vazhdojnë të rriten dhe madje të mbivendosin iPhone për sa i përket të ardhurave, kompania duhet të vazhdojë të shesë iPhone ose të bëjë një përpjekje serioze për të arritur përdoruesit e Android.

Është e mundur që numri i përdoruesve jo-iPhone që paguajnë për shërbimet e Apple do të rritet, veçanërisht nëse shërbimi i transmetimit televiziv të Apple, Apple TV Plus, do të jetë një hit. Por deri më tani, firma nuk ka bërë asnjë përpjekje serioze për të arritur te njerëzit që nuk përdorin pajisjet e saj.

Megjithatë, kjo nuk është rruga e vetme për shërbime më të mira dhe rritje të pajisjeve wearables.

Edhe pse shitjet e iPhone të rinj bien, ka qartë një mori njerëzish që blejnë iPhone të rinovuar dhe të përdorur. Kjo është arsyeja pse “baza” e Apple, numri i njerëzve që përdorin iPhone po rritet edhe kur bien shitjet e iPhone. CFO Luca Maestri gjithashtu foli për programin e tregtisë së Apple, i cili u bën njerëzve zbritje për tregtimin e iPhone-ve të tyre të vjetër.

Lexoni: Apple do të lançojë tre modele të reja të iPhone me 5G në vitin 2020

Apple do të ketë akoma më shumë nevojë t’i shtyjë njerëzit drejt iPhone-ve më të rinj, në mënyrë që të kenë mundësi të përdorin dhe të paguajnë për shërbime më të reja, por, për prezantimin e çështjeve të tregtisë, po i afrohen çështjes në një mënyrë më inovative sesa të shpresosh se njerëzit do të blejnë 1.000 dollarë iPhone çdo tre vjet.

/BusinessInsider/INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0