Apple do të lançojë një kartë krediti në Gusht » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 28/07/2019

Apple do të lançojë një kartë krediti në Gusht

Share
nga Eridon Elshani
Kor 28, 2019
-Manages Business Mag Kosovo
lexo me teper >

Karta e Apple mund të lançohet në gjysmën e parë të muajit Gusht, sipas një raporti të ri nga Bloomberg.

Karta Apple u prezantua zyrtarisht në Mars së bashku me shërbimet e reja të videove dhe lojërave të kompanisë. Apple nuk ka dhënë detaje për kohën e saktë të lançimit zyrtar të kartelës por ka deklaruar se do të ndodhë këtë verë.

Apple është në partneritet me Goldman Sachs për kartën, e cila do të ndërtohet në aplikacionin Wallet në iPhone. Karta ofron pagesa të shpejta dhe 2% bonus nëse e përdorni Apple Pay. Për vendet në të cilat Apple Pay nuk funskionon, Apple gjithashtu është duke lançuar një kartë fizike prej titaniumit, për të cilën kompania ka thënë se është shumë e sigurtë. Ndryshe nga shumica e kartave të kreditit, karta fizike e Apple nuk përmban ndonjë numër në të.

Apple dhe Goldman Sachs i kanë ndarë përgjegjësitë kur është fjala për zhvillimin e kartës, sipas Bloomberg. Apple ka dizajnuar kartelën dhe ndërfaqen e përdoruesit, ndërsa Goldman Sachs është përgjegjës për infrastrukturën bazë.

Përderisa data e lançimit të kartës afrohet, kompania thuhet se e ka testuar kartën me punonjësit e saj, siç raporton Bloomberg.

Përveç ofrimit të funksioneve të përmendura më lart, aplikacioni Wallet do t’i klasifikojë blerjet sipas kategorisë dhe mund të përcaktojë vendndodhjen e transaksioneve tuaja në një hartë.

Ky veprim tregon përpjekjen e Apple për t’u ringjallur në shërbime, përderisa ballafaqohet me ngadalësimin e të ardhurave nga shitjet e iPhone-it. Përveç lançimit të Apple Card këtë verë, Apple pritet të lançojë më vonë këtë vit edhe shërbimin Apple TV + video streaming dhe abonimin Apple Arcade të lojërave.

BusinessInsider



Evente