Amazon fillimisht do të hapë dyqane me 2,000 deri në 10,000 metra katrorë, ose rreth madhësisë së një tregu të vogël. Por, kompania planifikon të hapë edhe supermarkete me rreth 30,000 metra katrorë me të njëjtën teknologji, pa arkë.
Dyqani i parë Amazon Go u hap në Seattle në vitin 2016 dhe kompania është zgjeruar ngadalë në qytete të tjera. Dyqanet pajisen me produkte sipas zgjedhjes së klientëve, por nuk kanë asnjë arkëtar. Në vend të kësaj, klientët ecin në dyqan dhe skanojnë telefonat e tyre për të njoftuar sistemin se ata ndodhen atje. Ata pastaj zgjedhin produktet që dëshirojnë dhe dalin jashtë. Kamerat, sensorët dhe teknologjitë e tjera të Amazon identifikojnë atë që blerësit kanë zgjedhur dhe automatikisht ngarkohen në llogaritë e tyre.
Lexoni gjithashtu:
Një punonjës i Amazon fiton lotarinë dhe e lë punën, por kompania mendonte se ai po bënte shaka
Megjithatë, dyqanet ekzistuese të Amazon Go janë të vogla, duke lejuar Amazon të ndjekë më lehtë klientët dhe të sigurojë që askush nuk bën vjedhje. Sipas raportit të Bloomberg, Amazon tani ka përmirësuar teknologjinë në një shkallë që beson se Amazon Go mund të aplikohet edhe në dyqanet me 30,000 metra katrorë, ose me të njëjtën madhësi të supermarketit tuaj lokal.
Ky është padyshim një lajm i keq për industrinë e dyqaneve ushqimore.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.