Megjithëse në një treg shumë konkurrues, Amazon vazhdon të mbajë vendin kryesues. Si ka arritur ta realizojë Jeff Bezos këtë? Cilët janë faktorët përgjegjës për dominimin e organizatës në treg?
- Ata fokusohen tek klienti
Shumë kompani flasin për fokusimin te klienti, por Amazon e vë në veprim këtë. Duke vendosur klientin të parin Amazon krijoi Amazon Web Services (AWS), një biznes që tani vlen mbi 10 miliardë dollarë.
Një artikull i CNBC thotë, “AWS u krijua për të zgjidhur problemet me hostimin e aplikacioneve shumë të shtrenjta dhe produkteve open-source, pasi kompanitë me rritje të shpejtë ose shumë të mëdha nuk mund t’i përballonin për t’i krijuar vetë.”
Kultura e Amazon për të dëgjuar konsumatorët, në vend të konkurrentëve, ka bërë që ajo të jetë numri një në treg. Nëse dëshironi të qëndroni një hap përpara konkurrentëve tuaj, përqendrohuni së pari te klientët tuaj.
- Ndërmarrin rreziqe
Përkundër dështimeve që Amazon ka pasur ajo me dëshirë ndërmerr rreziqe.
Edhe pse investitorët po bëjnë thirrje për të ulur shpenzimet, Bezos beson se shmangia e dështimit është strategji e gabuar. Ai thotë se do të ishte një problem më i madh nëse një kompani do të ndalonte rreziqet.
Lexoni: Rregulli i “picës” që Jeff Bezos ndjek për mbledhje produktive
Nuk kanë rëndësi gabimet që bëni gjatë marrjes së rreziqeve. Ajo që ka rëndësi është zhvillimi i kompanisë suaj.
- U japin punëtorëve aksione në kompani
Në “A Stake in the Outcome”, autorët Jack Stack dhe Bo Burlingham thonë se krijimi i një kulture pronësie u mundëson organizatave “të shfrytëzojnë burimet më të pak të përdorura sot – përkatësisht entuziazmin, inteligjencën dhe kreativitetin e njerëzve që punojnë në to.” Amazon e përdor këtë për të luftuar konkurrencën në treg.
Bezos dikur ka thënë:
“Ne do të vazhdojmë të përqendrohemi në punësimin dhe mbajtjen e punonjësve të talentuar duke i paguar ata me anë të aksioneve, në vend të parave të gatshme. Ne e dimë se suksesi ynë do të ndikohet kryesisht nga aftësia jonë për të mbajtur punonjësit të motivuar.”
Qoftë aksionet, shpërblimet ose ndarja e fitimit, duke i dhënë punëtorëve një rol në suksesin e kompanisë suaj, i motivoni dhe i fuqizoni ata për të dhënë maksimumin.
- Bëjnë diferencën
Autori Jack Trout shkruan në “Differentiate or Die” se diferencimi qëndron në zemër të marketingut të suksesshëm.
Lexoni : Jeff Bezos, CEO i Amazon, tregon teknikën për të patur mbledhje efektive
Një strategji diferencimi është ajo ku produkti ose shërbimi perceptohet të jetë i një vlere superiore dhe ka një çmim relativisht të ulët. Strategjia e bazuar në kosto është ajo ku çmimi mund të jetë i ngjashëm ose zakonisht më i ulët se konkurrenca, por shpenzimet janë sigurisht më të ulëta.
Lidershipi kushton, por diferencimi dhe strategjitë e fokusimit tek konsumatori e kanë ndihmuar Amazon të rrisë avantazhin e saj konkurrues.
Për të shmangur konkurrencën, ju duhet të dalloni dhe të qëndroni në treg, si Amazon.
burimi: INC
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.