Facebook nuk është më platforma më popullore e mediave sociale në mes të grupmoshës 18-24 vjeç në Shqipëri, sipas një studimi të bërë nga BusinessMag Albania “Mediat sociale & Të rinjtë në Shqipëri”.
Mosha mesatare që është bërë pjesë e studimit është 21 vjeç. Në total pjesë e studimit ishin të rinjtë e moshave 15 – 39 vjeç, me 56% meshkuj dhe 44% femra.
Sipas rezultateve të përpunuara nga Businessmag.al, Instagram është platforma më e përdorur mes të rinjve me 74%. Ai ka kaluar dhe Facebook, i cili përdoret nga 57% e të intervistuarve. Ajo që u vu re është Youtube, i cili po ashtu ka triumfuar mbi Facebook me 59%. Pas tyre vijnë LinkedIn (19%), Snapchat (11%), Twitter (8%), Reddit dhe Pinterest (3%).
Të rinjtë me të ardhura më të ulëta janë më të prirur të përdorin rrjetin Instagram më shumë se homologët e tyre nga familjet me të ardhura më të larta, e ndjekur nga YouTube.
Artikulli u publikua më parë në faqen 26 të numrit 20 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 20 të saj.
100% e të anketuarve kanë pohuar se pajisja e tyre mobile (smartfone) është bërë pjesë e pandashme e jetës sociale të tyre, me 30% që përdorin laptopët për të aksesuar në mediat sociale, e ndjekur nga kompjuterët Desktop (17%) dhe Tabletët (6%).
Përsa i përket gjinisë, vajzat përdorin më shumë rrjetin social Instagram, ndërsa meshkujt identifikojnë YouTube si platformën e tyre.
46% e të rinjve rrinë në internet deri në 4 orë, me 15% që janë vazhdimisht online, 28% që rrinë deri në 10 orë dhe 17% që hyjnë online disa herë gjatë ditës.
Sondazhi gjithashtu zbuloi se nuk ka një konsensus të qartë mes të rinjve rreth efektit që media sociale ka në jetën e tyre. 13% e përshkruajnë si efekt negativ, rreth një e dyta (48%) si pozitiv, (20%) thotë se nuk është as pozitiv as negativ dhe 19% që nuk e përcaktojnë se çfarë efekti ka për ta.
Ajo që u vu re nga studimi është se tashmë mediat sociale po përdoren për kauza pozitive si për shembull, 67% kanë pohuar se i përdorin për t’u informuar, 46% për të folur me miqtë e tyre, 43% i kanë thjesht për të kaluar kohën dhe 52% se puna e tyre lidhet me to. Pra, ata po i përdorin për disa arsye, jo vetëm për një gjë të caktuar.
Anketa e u krye online, me një kampion të përzgjedhur prej 700 vetash. Të dhënat u përpunuan nga BusinessMag.
Artikulli u publikua më parë në faqen 26 të numrit 20 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 20 të saj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto