Shein dhe Temu rrisin çmimet, konsumatorët amerikanë në panik... - Business Magazine Albania

Shein dhe Temu rrisin çmimet, konsumatorët në panik pas tarifave të Trump

A ishin Temu dhe Shein varësia jote, ndoshta dhe rrjeti i ri social ku kalon një pjesë të mirë të kohës? Epo, kam një lajm jo dhe aq të këndshëm për ty.

Platformat gjigante të tregtisë online Shein dhe Temu nisën zyrtarisht rritjen e çmimeve, si pasojë e tarifave të reja të vendosura nga ish-presidenti Donald Trump mbi importet kineze. Paralajmërimet për këtë lëvizje ishin dhënë prej ditësh, por tashmë efektet janë të dukshme në çdo shportë online të konsumatorëve amerikanë.

Tarifat e reja, që kapin një normë prej 145% mbi importet kineze, prekin gati çdo kategori mallrash, nga elektronika dhe automjetet, deri te veshjet dhe aksesorët. E-commerce ultra i lirë, një sektor ku spikasin Shein, Temu dhe AliExpress, rezulton ndër më të prekurit.

Lexo gjithashtu: Shqipëria humb terren në Rajon, produktet vendase po bëhen jokonkurruese

Çmimet po rriten, klientët po ikin

Një vëzhgim i çmimeve në Shein tregon se, edhe pse jo të gjitha produktet janë prekur në mënyrë uniforme, tendenca është e qartë, një palë pantallona për fëmijë që më 17 prill kushtonin 8.29 dollarë, sot kushtojnë 10.19 dollarë, një fustan për gra është rritur nga 22.39 në 27.51 dollarë, ndërsa një palë pantallona për gra ka kaluar nga 13.99 në 17.09 dollarë. Disa përdorues të Reddit raportojnë madje rritje drastike deri në dyfishim të çmimit në disa artikuj.

Në faqen e Shein, një njoftim qartëson se tarifat janë përfshirë në çmimet e shfaqura: “Tarifat janë të përfshira në çmimin që paguani. Ju nuk do të paguani asgjë shtesë në dorëzim”. Megjithatë, shqetësimi midis blerësve mbetet i lartë, sidomos me hyrjen në fuqi më 2 maj të një raundi të ri taksash për paketat nën vlerën 800 dollarë, që më parë hynin në SHBA pa taksa doganore.

AliExpress ka zgjedhur një qasje edhe më transparente, duke shfaqur në mënyrë të dukshme koston e tarifave nën çmimet e produkteve. Në shumë raste, tarifat janë më të larta sesa vetë vlera e produktit, për shembull, një palë atlete me çmim 160 dollarë kanë një tarifë shtesë prej 260.80 dollarësh.

Lexo gjithashtu: Papa Françesku dhe rruga drejt një ekonomie të drejtë

Ndërkohë, ndikimi i tarifave nuk ndalet vetëm te konsumatorët individualë. Bizneset e vogla, të cilat furnizoheshin me komponentë nga Kina për të ndërtuar produkte të tyre në SHBA, raportojnë mungesë të mallrave në platformat si AliExpress. Kjo ka shkaktuar një valë ankesash dhe madje veprime ligjore, një grup kompanish të lojërave paditën administratën Trump, duke e quajtur vendimin “të paligjshëm dhe antikushtetues”.

Ekonomistët prej kohësh paralajmërojnë se tarifat nuk i paguajnë vendet eksportuese, por në fund bien mbi supet e konsumatorëve. Kjo duket se po konkretizohet tani, me amerikanët që përballen me fatura gjithnjë e më të kripura për blerjet e tyre online.

The Verge

 

 

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0