Mektrin, pionier i tregut automobilistik, feston 20 vite në pistën e suksesit - Business Magazine Albania

Mektrin, pionier i tregut automobilistik, feston 20 vite në pistën e suksesit

Një event madhështor, një mbrëmje mes partnerësh, bashkëpunëtorësh, përfaqësuesishlartë institucionesh; një paradë automjetesh luksoze, ekspozitë jahtesh dhe barkashelitare, performanca baleti dhe muzikë live – kështu zgjodhifestojë Mektrin, 20-vjetorin e themelimit dhe prezantimin e showroom-it të ri.

Nën moton “20 vite në pistën e suksesit”, ky përvjetor nuk ishte thjesht një retrospektivë e rrugëtimitnjë kompanie, por njëreflektim i një vizioni të kthyer në realitet. Një ëndërr nisi dydekadaparë nga themeluesi Edmond Shahini, sot ështëshndërruarnjë rrjetfuqishëm me mbi 100 profesionistë, pjesë e stafitShqipëri dhe Kosovë, si dhe mbi 10,000 bashkëpunëtorë besojnëpunën e Mektrin.

lexo edhe:E ARDHMJA VJEN NË MEKTRIN MOTORS PËRMES VOLVO EX90 DHE XC90

fjalën e tij, z. Shahini u shpreh:

“Ishte një ëndërr e imja dhe e familjes, sot është kthyer në realitet. Kemi një ekip punon me pasion dhe përkushtim përofruar një standard perëndimorautomjete dhe shërbimenjë vizion vazhdon të zgjerohetShqipëri, në Kosovë dhe më tej, drejt horizonteve të reja.”

Mektrin shënon mbi 7,000 automjeteshitura dhe përfaqëson13 brande prestigjioze, përfshirë emranjohur si Land Rover, Jaguar, KIA, Volvo Auto dhe Volvo Truck, e fundmi linjënmultibrand me një flotë makinash luksoze ku shquhen Porsche, Ferrari dhe Rolls-Royce.


Kulmi
i eventit erdhi me një paradë automjetesh luksoze, të cilatu projektuanfasadën e re të ndërtesës Mektrin, të ndërthurura me performanca baleti dhe muzikë live, duke krijuar një spektakël përfaqësonte elegancën, energjinë dhe shpirtinnovatormarkës.

fjalën e tij, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, shprehu vlerësim për punën e Mektrin në industrinë automobilistikeShqipëri dhe nënvizoi nevojën përinvestime të tilla, si një hap nxit zhvillimin dhe transformimin e të gjithë industrisë.

përmbylljembrëmjes, Edmond Shahini shtoi:
“Pas 20 vitesh punësektorin automobilistik, kemi nisur njërrugë të re – atëdetit. Ky është një hap natyral për njëkompani gjithmonë ka synuarudhëheqë dhe të ofrojë më të mirën.”

Nëpërmjet Mektrin Marine, si shitës i autorizuar, kompania ka sjellëtreg edhe botën e luksit detar me markat Ranieri, Capelli, Cranchi Yachts dhe BSK Skipper – të gjitha të ekspozuarahapësirën moderne pranë showroom-it të ri.


P
ërvjetori i njëzetë e gjen Mektrin me një imazhri, me investimeinfrastrukturë dhe showroom-e – një hap tjetërpërparanjë histori suksesi sapo ka hyrëkapitullin e ardhshëm.

Foto nga eventi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0